ËMBËLSIRË PA SHEQER, PA VEZË
Përbërësit:
4 fç miell
2 portokalle (lëkurë + lëng)
½ lugë kafeje sodë buke
3 lgj konjak / uzo / raki
½ fç ujë
¼ fç vaj
1 fç arra të thërrmuara
Për sherbetin:
1 ½ fç mjaltë
½ fç ujë
½ lgj kanellë
½ lk karafil
Përgatitja:
Në një tas të madh bashkojmë fillimisht produktet e lëngshme: lëngun e portokallit, ujin, vajin, konjakun (uzon ose rakinë) dhe sodën. Tek mielli vendosim lëkurën e grirë të portokallit. Marrim dy masat dhe i përziejmë. E punojmë me duar derisa të realizohet një brumë i plotë dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.
Marrim një pjesë brumi e punojmë duke i shtuar pak miell. E hapim që të bëhet petë e hollë. E presim në shirita të hollë dhe secilit shirit i japim forma të ndryshme.
Në një tigan të thellë hedhim vaj dhe pasi të nxehet shumë vendosim format e petëve dhe i skuqim.
Përgatisim sherbetin dhe e hedhim tek petët (sherbeti i ngrohtë – petët e ftohta ose anasjelltas). Në fund e spërkasim ëmbëlsirën me arra të thërrmuara.