Pulë me çervish
Përbërësit:
1 pulë
100 gr gjalpë
4 lgj miell misri dhe gruri
1 lgj uthull
2 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht ndajmë pulën në pjesë dhe e vendosim në tenxhere me ujë të ftohtë me kripë dhe piper. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare.
Kullojmë lëngun e pulës ndërsa racionet e pulës i pudrosim mirë me miell dhe i skuqim lehtë. Largojmë mishin nga tigani ose tenxherja dhe në po aty yndyrë shtojmë rreth 4 lugë miell. E kaurdisim miellin derisa të zverdhet, shtojmë thelpinjtë e hudhrës të shtypura dhe më pas shtojmë gradualisht duke e trazuar lëngun e pulës. E trazojmë mirë që mielli të mos kokrrizohet, shtojmë pak uthull, vendosim kapakun dhe e lemë në zjarr të ulët. Këtë gatim mund ta përfundojmë në sobë ose mund ta vendosim në një tavë qullin së bashku me pulën në furrë.