PATATE ME BIRRË
Përbërësit:
8 patate
2 limona (lëngu)
2 lugë supe mustardë
1/3 filxhan vaj ulliri
1 kanaçe birrë
Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
Patatet i presim në gjysmë hëne dhe i spërkasim me kripë, piper, rigon. Mustardën e trazojmë me vajin e ullirit dhe lëngun e limonit dhe marinojmë patatet. Në fund hedhim birrën dhe i vendosim patatet në furrë në temperaturën 180 - 200 gradë fillimisht mbuluar me letër alumini për 50 minuta dhe më pas pa letër për 20-25 minuta të tjera.
Komento