Role me reçel, arra dhe kanellë

Përbërësit:

1 petë sfoljatë

1 filxhan arra të thërrmuara

1 gj kanellë

reçel sipas dëshirës

Përgatitja:

Hapim petën sfoljatë dhe shtrojmë reçelin duke e hapur mirë. E spërkasim me kanellë pluhur dhe më pas vendosim arrat e thërrmuara mesatarisht. E mbështjellim petën sfoljatë në formë roleje dhe më pas e presim në feta. E vendosim në një tavë ku kemi shtruar më parë një letër pjekje. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.