Sallatë e shpejtë me fasule

Përbërësit:

200 gr fasule

100 gr proshutë/sallam

 1 domate

1/2 qepë e kuqe  

qepë e njomë

majdanoz

1 lgj vaj ulliri

2 lgj soja

lëng limoni, mustardë, kripë

 piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Fasulet e ziera i vendosim në një sallatiere ku shtojmë domaten e prerë në kubikë, qepën e thatë të prerë në rrathë, qepën e njomë në unaza, proshutë ose sallam pikant në kubikë. Shtojmë erëza sipas dëshirës dhe në fund e marinojmë sallatën me një salcë të përgatitur me mustardë, vaj ulliri, lëng limoni, soja, kripë, piper.