SALLATË ME KUNGULLESHKA DHE NENEXHIK
Përbërësit:
400 gr kungulleshka
150 lakër e kuqe (radicchio)
1 tufë nenexhik
60 ml vaj ulliri (4 lgj)
1 thelpi hudhër
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim vajin e ullirit në një tigan dhe e lemë të aromatizohet për 30 minuta me 1 thelpi hudhër të pa qëruar dhe me gjethe nenexhiku. Vendosim lakrën e kuqe në pjatancë, shtojmë kungullin të prerë në shkopinj (pa pjesën e farëzave) dhe sipër shtojmë vajin e aromatizuar, kripë e piper.
Komento