Gatime nga zonja Albana, Sheqerpare me miell misri

SHEQERPARE

Përbërësit:

3 vezë

1 gotë vaj

7 lgj miell misri

9 lgj miell gruri

1 bustinë pluhur pjekës

1 bustinë vanilje

1 lgj lëng limoni

800 gr sheqer

700 ml ujë  

Arra 

Përgatitja:

Rrahim vezët në një enë, më pas shtojmë vajin, i rrahim duke shtuar gradualisht miellin e misrit dhe më pas miellin e grurit, vaniljen dhe fryrësin. E zemë brumin duke e punuar me duar. E ndajmë në topa të vegjël, i dekorojmë me arra dhe i vendosim në tavë në furrë të nxehtë të piqen në temperaturën 220 gradë celsius për 20 minuta.

Përgatisim ndërkohë sherbetin duke vendosur në tenxhere 800 gr sheqer dhe 700 ml ujë. E lemë sherbetin të ziejë për 6 minuta dhe ashtu të nxehtë sherbetosim  sheqerparet e nxehta të sapo dala nga furra.  

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës