SUPË KREM ME ARRA
Përbërësit:
800 ml lëng pule
1 filxhan çaji me arra të grira
1 qepë e vogël
1 degëz selino
1 majë luge arrë moskat
2-3 lgj gjalpë
2 lgj miell
½ filxhan çaji qumësht
1 filxhan pana
Kripë, piper
Përgatitja:
Vendosim në një tenxhere lëngun e pulës dhe e përziejmë me arrat e grira, qepën e grirë imët, selinonë dhe arrën moskat. E lemë lëngun e pulës të marrë valë për disa minuta, më pas ulim temperaturën e sobës dhe e lemë të ziejë sa më ngadalë.
Pasi supa të jetë ftohur pak e kalojmë në mikser dhe e kthejmë në një pure kremoze.
Në një tenxhere tresim gjalpin dhe kaurdisim miellin derisa të ndryshojë ngjyrë. Më pas shtojmë qumështin dhe e lemë të marrë valë për 1 minutë duke e përzier pa ndërprerje. Pasi lëngu të jetë trashur, hedhim purenë me arra në tenxhere dhe vazhdojmë trazimin. Në fund, sipas dëshirës mund të shtojmë pak pana dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
29.1%
-
Pak
41.5%
-
Aspak
29.4%
Vota total: 330
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Omletë italiane me makarona nga zonja Albana
26 Korrik, 11:48
-
Qeshqek me pulë, shije tradicionale nga zonja Albana
26 Korrik, 11:34
-
Çorbë me kumbulla të thara dhe oriz nga zonja Albana
26 Korrik, 11:27
-
Kofsha pule me ullinj dhe salcë domate nga zonja Albana
25 Korrik, 11:58
-
Pure me patate e vezë nga zonja Albana
25 Korrik, 11:52
-
Kasata si dikur.../ Ja receta origjinale nga zonja Albana
25 Korrik, 11:38
-
Byrek me qepë dhe domate, vetëm shije nga zonja Albana
24 Korrik, 12:05
-
Reçel Fiku nga zonja Albana
24 Korrik, 12:00
-
Sallatë me kastraveca e karrota me një marinadë speciale nga zonja Albana
24 Korrik, 11:53
-
Fërgesë verore me speca e patëllxhanë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:59
-
Sorbeto me shalqi nga zonja Albana
23 Korrik, 11:49
-
Recetë e shpejtë në 5 minuta me speca dhe gjizë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:37