Tulatja e Dumanit ndaj Metës and & Co, Orson Welles dhe Shqipëria

Tulatja e Dumanit ndaj Metës and & Co, Orson Welles dhe Shqipëria

Kreu i PL, Ilir Meta dhe Altin Dumani

Drejtuesi i SPAK-ut Altin Dumanit i mjaftojnë të zbresë vetëm disa shkallë nga zyra e tij dhe pastaj të përshkojë disa metra, në kuptimin gjeografik, për të depozituar një akuzë për të gjithë fyerjet që po i bëhen nga ish –presidenti i vendit, Ilir Meta dhe të tjerëve me radhë. U takon prokurorëve pastaj ta ndjekin dhe po ai me tagrin që e drejtuesit ka mundësi të ndjekë deri në fund akuzën e vet. Nëse kjo situatë përbaltje mund të quhet maturi prej tij dhe në një sens është e vërtetë, nga ana tjetër nga pritshmëria e publikut dhe sidomos nga besimi për Drejtësinë përbën zhgënjimin më të madh. Pasi, në fyerjet e të gjithë regjistrave përfshihet tashmë e gjithë trupa e SPAK-ut dhe jo vetëm. “Nuk e rr…për SPAK-un”, u shpreh ish drejtuesja e LSI-së, tashmë e mënjanuar dhe po e fyer, kurse i shoqi Ilir Meta në orët e fundit nxjerr vetëm ofendime ndaj subjektit më të përmendur të Drejtësisë, që nga ana tjetër vetëm zvarrit e zvarrit dosje, duke mos i vendosur dot shumë pika mbi “i”.

Pa përmendur listën e fyerjeve ndaj shefit të SPAK-ut, pasi do të ulej jashtëzakonisht niveli i një argumenti, të bën përshtypje qëndrimi në hije i z. Altin Dumani. Sikur të besonte realisht dhe të ishte krejtësisht i ndërgjegjshëm për besimin e publikut, në këto orë të fundit do të duhej të fliste dhe më shumë se çdo gjë tjetër të ndërmerrte udhën e tij ligjore si qytetar dhe pastaj si drejtues. Me peshën dhe mbështetjen që ka, akti i denoncimit mund të realizohej jo vetëm për integritetin, por edhe për të gjithë sistemin. 

“Të paprekshmëve” duhet t’u tregosh vendin, nëse ke kurajë dhe meriton vërtetë atë mbështetje ndërkombëtare dhe tërësisht publike. SPAK-u, në fakt, po rregullon parametrat e Shqipërisë në aspektin e jashtëm, por ky institucion është i treti pas ekzekutivit të Ramës dhe zërave kakofonikë të opozitës, që po i bind më së shumti shqiptarët e rinj se e ardhmja nuk është në vend, qoftë dhe prej apatisë së vet. Në momentin, që ky institucion, nuk mund të shkojë tek të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj” (Berisha trandet ende në pritje të gjykimit dhe frika është se gjyqi mund të shfryhet), apo të trandë qeverinë e pushtetin e saj lokal (më së shumti), kuptohet se SPAK-u e ka zbehur shumë rolin e vet. Shefit të saj, Dumani, i mbetet vetëm, që të paktën të ketë kurajo të mbrojë dinjitetin e vet protokollar për veten dhe institucionin, ndërsa t’u thotë përmes akteve shqiptarëve se do të vazhdojë, ashtu si edhe të justifikojë ambasadorët e huaj që e mbrojtën, kuptohet duke respektuar dhe impenjimin e tyre.

Por, shefi i SPAK-ut nuk arrin të zbresë dot dhe disa metra të dorëzojë një denoncim dhe t’i trandë këta “të fortët gojë shthurur” dhe ndaj shqetësimi i vërtetë i shqiptarëve është se asgjë nuk do t’i trandë Kryemadhin, Metën, Berishën, mbase Ramën në të ardhmen, sepse të gjithë ata bashkë nuk e përfillin fare. Këto orë shqiptarët kanë kuptuar shumë që marrëzia dhe mungesa e komunikimit normal është shprehje e kësaj situate, që po i zhgënjen shqiptarët, duke i larguar pa kthim. Por, më saktë situatën tonë e tregonte Orson Welles, një nga mendjet më inovative në artin kinematografik dhe jo vetëm, ku mund të gjejmë një si ngushëllim të vogël: “Askush nuk merr drejtësi. Njerëzit kanë vetëm fat të mirë ose fat të keq”. Kështu, jemi pak a shumë sot, pjellë e fatit dhe dëgjues të lëtyrave publikë, sepse asgjë nuk ndryshon.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)