SUPË KREM PULE
Përbërësit:
300 gr mish pule
1 qepë mesatare
1 lgj miell
2 thelpinj hudhër
1 lgj gjalpë
arrë moskat
kripë
piper
Përgatitja:
Ziejmë mishin e pulës në një tenxhere me ujë të bollshëm.
Kaurdisim një qepë të grirë imët, shtojmë më pas copëzat e mishit të pulës së bashku me buljonin. Sapo të marrë valë shtojmë miellin e tretur në pak qumësht. Rregullojmë shijen me kripë, piper, arrë moskat dhe e lemë supën derisa të marrë formën e një kremi. E servirim supën të ngrohtë me majdanoz dhe lëkurë limoni të grirë.