Supa më e shijshme me lulelakër, presh dhe patate
Përbërësit:
1.5 litër lëng mishi
300 gr lulelakër
2-3 presh
2-3 patate
½ gotë bizele
1 filxhan kafeje vaj ose gjalpë
1 tufë majdanoz
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht presim të bardhat e preshëve në copa me gjatësi 2-3 cm dhe i kaurdisim pak. Më pas në lëng mishi ose ujë të vluar hedhim preshin e kaurdisur, lulelakrën e copëtuar në lule, patatet të prera në kubikë dhe bizelet e ziera. I lemë perimet të zbuten dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Sipas dëshirës këtë supë mund t’a presim dhe me vezë dhe limon.












Komente
Komento