Gattuso, Inzaghi, Del Piero… duket sikur është një pjesë e Italisë së 2006 kur në Berlin shpallej kampione bote në futboll. Por kjo është vetëm një nisje e listës së futbollistëve të "luksit" pa një kontratë duke nisur nga ky 1 Korrik.

Ish kapiteni i Juventusit e dinte fatin e tij, pasi presidenti Agnelli ishte i qartë pak muaj më parë. Tashmë në horizontin e "Pinturicchio" është SHBA ose ndonjë klub europin që ti garantojë më shumë minuta si titullar, se Juventusi.

Për Gattuson, aktualisht është e mundshme pista e një viti pushim. Për të nuk ka oferta të mëdha në Europë, ndërsa nga Kina dhe Katari, vërshojnë kërkesa faraonike. Edhe për sulmuesin Pippo Inzaghi mund të gjendet një sistemim jashtë serie A. Ai kërkon të jetë edhe për një vit me Milan, por drejtuesit hezitojnë. Ndërkohë Nesta ka bërë gati valixhet pasi Chicago Fire janë më pranë se kurrë, firmës. (rb/shqiptarja.com)