Autoritetet rregullatore në vendet pritëse të TAP-it, Greqi, Itali dhe Shqipëri, kanë nxjerrë një opinion të përbashkët, e cila zgjat periudhën e vlefshmërisë të përjashtimit të TAP-it nga disa dispozita të Direktivës së BE-së për Gazin.

Në një njoftim për shtyp TAP, bën të  ditur se, përjashtimi i TAP-it është përditësuar në harmoni me datën e fillimit të eksportimit të gazit për në Evropë nga Faza 2 e Shah Deniz-it, që tani pritet të nisë në vitin 2020.
Kjo i jep mundësinë TAP-it të jetë në përputhje të plotë me zhvillimet në pjesën e sipërme të rrjedhës në zinxhirin e vlerave të Korridorit Jugor të Gazit.

Opinioni i përbashkët është zbatuar në vendet pritëse të TAP-it përmes vendimeve kombëtare. Në vitin 2013, TAP-i siguroi përjashtim nga disa dispozita të Direktivës së BE-së për Gazin, përfshirë një përjashtim për aksesin nga palë të treta për kapacitetin fillestar prej 10 miliard metra kub në vit (bcm/v) për volumet e gazit nga Azerbajxhani të furnizuara në kuadër të marrëveshjeve përkatëse për shitjen e gazit me Shash Deniz për një periudhë prej 25 vitesh.

Lutz Landëehr, Drejtori i Tregtisë për TAP, tha se  “TAP vazhdon të jetë në përputhje me të gjitha kushtet e përcaktuara në vendim për përjashtim, si edhe me legjislacionin evropian që lidhet me projektin tonë. Në përputhje me kërkesat e sigurimit të vendimeve për përjashtim për infrastrukturat të reja madhore të gazit, TAP-i do të përforcojë konkurrueshmërinë e furnizimit me gaz si dhe do të forcojë sigurinë e furnizimit në një sërë tregjesh Evropiane.”

tap

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë. Gazsjellësi me gjatësi prej rreth 870 km do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, si dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.
TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe punësimin përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim madhor i investimeve të huaja direkte dhe si projekt nuk varet nga grantet apo subvencionet. Ndërkohë që shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten të ndodhin në fund të vitit 2018, furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë. Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%). 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)