Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe deputeti Gazment Bardhi janë shkëmbyer deklarata të forta në drejtim të njëri-tjetrit.
Bardhi ai e ka akuzuar Spiropalin se ka përfituar 5 milionë euro fonde publike kur ka drejtuar Doganën e Shqipërisë, ndërsa theksoi se në Parlament sot është shtuar edhe një madam tjetër me 5.5 milionë euro.
“Ky Kuvend kishte Madam 5 milionë euro dhe tani ka një Madam 5.5 milionë euro. Dhe në garë nuk jam unë me Agron Shehaj por ju me njëri-tjetrin”, tha Bardhi.
Spiropali tha se Bardhi deputeti i PD është i humbur dhe gara që kanë me njëri-tjetrin në PD është për të qeshur.
“Ç’punë kam unë me hijen e tij. Me garë pa garë, me vota pa vota Gaz i dashur ju jeni të humbur dhe kaq është puna juaj. Se je në garë me Agronin apo ti, apo Agroni me Joridën apo Jorida me ty, kjo i bën për të qeshur të gjithë sepse për të qarë i bënit në kohë kur qeverisnit”, tha Spiropali.
Lajmi kryesor: