Lufta në Rripin e Gazës vijon me të njëjtat ritme. Izraeli ka sulmuar në rrugë ajrore dhe tokësore, ndërsa Hamas vijon sulmin me raketa në drejtim të shtetit hebre. Në ditën e 16 të luftimeve, numri i të vrarëve palestinezë në Gaza ka arritur në 729 pas sulmit të sotëm izraelit me tanke, i cili vrau të paktën 35 persona.
Shefja e zyrës humanitare të OKB-së, Valerie Amos ka shprehur shqetësim në lidhje me situatën e krijuar. Sipas saj, më shumë se 140 mijë palestinezë janë të strehuar në shkolla dhe tani po u mbaron edhe ushqimi dhe uji.
Ndërkohë, autoriteti i aviacionit federal i SHBA ka hequr ndalimin e fluturimeve ajrore amerikane në Tel Aviv, i cili hyri në fuqi të martën pas rrëzimit të një rakete, rreth 1 milje larg aeroportit. Megjithë përpjkjet e ndërkombëtarëve për t’u dhënë fund luftimeve, Hamas këmbëngul se nuk do të ketë bisedime për armëpushim pa hequr bllokadën ekonomike në Rripin e Gazës.
Udhëheqësi i lëevizjes islamike, Khaled Meshaal bëri të qartë se ideja e armëpushimit do të vazhdojë të refuzohet nga Hamas për aq kohë sa Izrael nuk plotëson kushtet e tij.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO