Deri më tani nuk raportohet të ketë pasur viktima nga sulmet e dyanshme. Grupi palestinez që kontrollon Gazën, Hamas ka refuzuar çdo lloj armëpushimi, duke thënë se Izraeli ka dështuar që të përmbushë kërkesat e saj për t’i dhënë fund bllokadës territoriale dhe hapjen e kalimeve kufitare. Sipas zyrtarëve palestinezë, 1875 persona kanë humbur jetën në 4 javë luftime.
Organizata e Kombeve të Bashkuara bën të ditur se të paktën 1354 prej tyre kanë qenë civilë, ku përfshiehn 415 fëmijë dhe 214 gra. Ndërsa qeveria izraelite thotë se janë vrarë 64 ushtarë, 2 civilë izraelitë dhë një shtetas nga Thai.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)