Zyrtarë të shëndetësisë në Gaza thonë se më shumë se 30 persona kanë vdekur një ditë më parë, ndërsa militantët e Hamas vijojnë të hedhin raketa në drejtim të Izraelit. Shkëmbimet e fundit erdhën pasi ushtria izraelite tha se ushtari që menohej të ishte kapur peng nga Hamas ishte vrarë, duke e çuar në kështu në 66 numrin e izraelitëve që kanë humbur jetën në luftime.
Shifrat e fundit zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza flasin për 1740 palestinezë të vrarë dhe 9080 të plagosur që nga fillimi i konfliktit në gati një muaj. Sulmet në shkollat e drejtuara nga OKB në Gaza u dënuan ashpër nga ndërkombëtarët.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)