Gazeta Bild zbulon dokumentin sekret të Forcave të Armatosura të Gjermanisë: Rusia mund të nisë një luftë me NATO-n në shkurt

Një dokument sekret i Forcave të Armatosura Gjermane, ka paralajmëruar një konflikt të armatosur mes NATO-s dhe Rusisë. 

Sipas këtij dokumenti të publikuar nga gazeta gjermane Bild, Rusia synon të pushtojë shtetet baltike të NATO-s në korrik. Forcat e Armatosura Gjermane (Bundeswehr) po përgatiten për një sulm të mundshëm hibrid nga Rusia në krahun lindor të NATO-s në muajin shkurt.

“Një përshkallëzim midis NATO-s dhe Rusisë pritet që në shkurt”, tha një burim i gazetës Bild duke iu referuar një dokumenti sekret të Bundeswehr-it.

Dokumenti konfidencial tregon me detaje se si mund të lindë konflikti midis Rusisë dhe NATO-s, me ngjarje që shpalosen muaj pas muaji. Kulmi përfshin vendosjen e qindra mijëra ushtarëve të NATO-s dhe fillimin e luftës në verë.

Shkrimi i Bild zbulon një skenar lufte që fokusohet te siguria dhe shmang specifikat në lidhje me numrin dhe lëvizjen e trupave të NATO-s. Skenari i “Aleancës së Mbrojtjes 2023” të Bundeswehr-it parashikon që mobilizimi rus do të fillojë në shkurt 2024, i ndjekur nga një ofensivë pranverore në Ukrainë dhe një sulm ndaj vendeve baltike në korrik. Priten gjithashtu edhe sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride.

Tensionet mund të arrijnë kulmin në tetor me Rusinë duke lëvizur trupa dhe raketa në Kaliningrad. Konfliktet kufitare dhe trazirat me viktima të shumta janë të mundshme në korridorin Suwalki (korridori i vogël midis Bjellorusisë dhe Kaliningradit që shtrihet përgjatë kufirit polako-lituanez) në dhjetor 2024.

Rusia mund të përsërisë pushtimin e saj të vitit 2014 të Ukrainës në territorin e NATO-s me mbështetjen e Bjellorusisë, pas zgjedhjeve në SHBA.

Skenari përfundon 30 ditë pas “D-Day”, kur NATO, duke përfshirë Bundeswehr-in, vendos forca të rëndësishme ushtarake në krahun lindor. Megjithatë, nëse NATO do të jetë në gjendje të frenojë Rusinë, mbetet një pyetje e hapur në këtë skenar.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Futja kot: 15/01/2024 14:17

    Mashtroni sa te doni se vete i keni ne dore gjerat , dmth sipas jush i bie qe fillon lufta e trete boterore apo jo ? Cfare ineresi kane Ruset apo perendimoret kur te gjithe shkaterrohen ? I mbani popujt nen terror duke i mashtruar perdite si beren edhe per covid legenat

    Përgjigju
    • Futja kot, jam dakort: 16/01/2024 08:18

      Bild eshte media me ordinere ne gjermani. Nje here i thashe nje kolegut tim gjerman qe me ane te Buld u bene disa pergjime ne Shqiperi dhe nxorren skandale ne rangjebte larta politike. Ai u pergjigj se nqs eshte Bild qe i ka bere, nuk ka asgje per t’u besuar, sepse ajo media eshte e bazuar mbi nxjerrje skandalesh NE CFAREDO LLOJ MENYRE. Ne Gjermani te pakten, e lexojne niveli i ulet, te cilet mund me te vertete te hane sapunin per djathe.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'