Në Shqipëri nuk është e sigurtë pirja e ujit nga rubineti. Kështu raporton e përditshmja britanike “Daily Mail”, duke iu referuar të dhënave nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Kjo e fundit ka publikuar informacion në rang global, se në cilat vende të botës mund të pihet uji nga rubineti. Dhe sipas info-grafikës së Daily Mail, Shqipëria bashkë me Kosovën dhe Maqedoninë renditen tek vendet ku nuk këshillohet të pihet ujë nga rubineti.
“Kini kujdes me akullin në kokteilet tuaja gjatë pushimeve. Të pish ujë nga rubineti mund të bëjë që t’i kaloni ato të sëmurë”, shkruan Daily Mail. Gazeta kujton se janë një sërë sëmundjesh të transmetueshme përmes ujit si kolera, hepatiti A, apo diarreja. Megjithatë të dhënat e publikuara nuk tregojnë nëse në këto vende ku nuk këshillohet të pish ujë nga rubineti, uji të jetë i ndotur apo i papastër.

Grafika tregon me të kuqe të gjitha vendet e botës ku uji i rubinetit është i pasigurt, dhe me blu vendet ku çdokush mund të pijë pa frikë ujin në rubinet. Kështu mes vendeve të pasigurta janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kroacinë që prej dy vitesh është anëtare e Bashkimit Europian. Madje në këtë grupim janë edhe vende të zhvilluara si Estonia, Lituania dhe Letonia.
Gazeta kujton se në Afrikë apo Amerikën e Jugut, uji me shishe është i domosdoshëm pasi uji nga rubineti nuk është aspak i sigurt për tu pirë. Po kështu edhe në Azi, vetëm disa vende janë të sigurta në këtë drejtim si Japonia, Koreja e Jugut dhe Hong-Kongu.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
ujë nga rubineti në Shqipëri">