Gazeta franceze më 1912:
Prishtina është e shqiptarëve!

Gazeta franceze më 1912:<br />Prishtina është e shqiptarëve!<br>
“Le Petit Parisien” ka botuar, të enjten e 25 korrikut 1912, në faqen nr.3, një shkrim mbi çlirimin e Prishtinës nga shqiptarët.

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për lexuesit  shkrimin e plotë të gazetës franceze:

Konstandinopojë, 24 korrik.

Thashethemet mbi ngjarjet serioze, që qarkullonin prej dy apo tre ditësh në Prishtinë, janë konfirmuar zyrtarisht.

Të dielën, garnizoni kapitulloi, qyteti ra në duart e shqiptarëve. Në mbrëmje, një ministër, i pyetur pas daljes nga këshilli, tha se ngjarja kishte ndodhur para formimit të kabinetit të ri i cili, pasi u prit mirë nga shqiptarët, mund të kishte qenë në gjendje, nëse do të gjendej në pushtet, që të parandalonte marrjen e qytetit.

 Shqiptarët dhe oficerët kërkojnë shpërbërjen e Dhomës (Parlamentit), por qeveria shpreson t’i bindë që të kenë durim.

Ministri përgënjeshtron faktin se Azia e Vogël është kundra kabinetit.”/Darsiani


shkrimi
(Shkrimi i botuar në gazetën franceze, burimi: gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë