Gazeta gjermane 'Die Welt' artikull
“Në Kosovë po qeverisë Kaosi”
Një nga të përditshmet më të mëdha gjermane, Die Welt, në numrin e saj të së dieles raporton për situatën politike në Kosovë. Me titullin “Në Kosovë po qeverisë Kaosi”, kjo gazetë raporton që parlamenti i Kosovës mbajti një seancë jo të zakonshme në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë (24.10). Seanca u mbajt në një ambient tjetër të kuvendit jo në sallën e dedikuar për seanca të rregullta, për shkak se partitë opozitare disa herë hodhën gaz lotsjellës duke pamundësuar kështu mbajtjen e seancës në sallën kryesore të parlamentit.
Një nga të përditshmet më të mëdha gjermane, Die Welt, në numrin e saj të së dieles raporton për situatën politike në Kosovë. Me titullin
“Në Kosovë po qeverisë Kaosi”, kjo gazetë raporton që parlamenti i Kosovës mbajti një seancë jo të zakonshme në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë (24.10). Seanca u mbajt në një ambient tjetër të kuvendit jo në sallën e dedikuar për seanca të rregullta, për shkak se partitë opozitare disa herë hodhën gaz lotsjellës duke pamundësuar kështu mbajtjen e seancës në sallën kryesore të parlamentit.
Sipas udhëheqësve nga opozita, vetëm anulimi i marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi zhbllokon punën e Kuvendit. Në seancën që u zhvillua në një sallë të improvizuar, deputetët e shumicës miratuan disa ligje me votim klasik me ngritje dore, por pa praninë e deputetëve të opozitës, të cilët qëndronin në sallën kryesore të kuvendit. Deputetët e opozitës seancën e improvizuar e cilësuan ilegale dhe të pavlefshme, shkruan kjo gazetë.
Kryesia e kuvendit pak para mesnatës së ditës së premte thirri sigurimin e parlamentit në sallën kryesore të seancave, të cilët krijuan një kordon parballë e deputetëve për t’u pamundësuar deputetëve të opozitës që fizikishit ta bllokojnë foltoren e parlamentit. Kjo irritoi tej mase opozitën, përfaqësues hodhën gaz lotsjellës dhe gjuajtën me shishe uji e shkëmbyen fjalë të rënda me kryetarin e parlamentit dhe qeverinë duke bërë që mazhoranca të dalë nga salla e kuvendit.
Gjatë gjithë kohës kur brenda ambienteve të kuvendit të Kosovës ndodhnin zhvillime të pazakonta, jashtë ndërtesës së kuvendit simpatizantë të partive opozitare u përleshën me policinë, pasi këta të fundit hodhën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën prej disa qindra simpatizantësh, shkruan kjo gazetë./Gazeta Blic
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
39.7%
-
Opozitës
9.7%
-
Qytetarëve
50.5%
Vota total: 5201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Institucionet qendrore rrisin borxhet, shkojnë 3.5 mld lekë! Ministria e Infrastrukturës kërkon fond t’i shlyejë
5 Gusht, 15:59
-
Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina Wazed jep dorëheqjen! Shkak trazirat dhe kaosi që 'zaptuan' vendin
5 Gusht, 15:59
-
Paris 2024/ Shkruhet historia, ekipi i refugjatëve siguron medaljen e parë
5 Gusht, 15:51
-
Zjarr në kodrat e fshatit Valas në Cërrik, shkrumbohen nga flakët sipërfaqe me ullinj (VIDEO)
5 Gusht, 15:46
-
Jakin Marena: Aleanca e opozitës me Athinën u mund nga Rama, mesazhi i Himarës
5 Gusht, 15:45
-
Ushqimet me vitaminë A, pse janë jetike për mbrojtjen e syve
5 Gusht, 15:39
-
Fede Chiesa 'në modë', Inter dhe Roma në garë për yllin e Juventusit
5 Gusht, 15:36
-
Aksident në aksin Elbasan- Peqin, trajleri humb kontrollin dhe del nga rruga
5 Gusht, 15:26
-
Identifikimi i kodeve të SkyECC për të cilën u arrestua ish kryeprokurori i Vlorës, Zarka/ SPAK dërgon letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës
5 Gusht, 15:17
-
Jose Mourinho i bën kërkesën e bujshme Fenerbahces, do yllin e Barcelonës
5 Gusht, 15:15
-
Wolves i kthehet ëndrrës së vjeter, Chelsea i vendos çmimin Brojës! Shqiptari do Milanin
5 Gusht, 15:11
-
Kosovë/ Aksion policor në objektet e Postës së Serbisë në veri
5 Gusht, 15:08