Shqiptarja.com, në formën dixhitale, është e gjitha me ngjyra dhe mund të shfletohet dhe lexohet përmes një software, ose mund të shkarkohet në pdf dhe të arkivohet.
Shqiptarja.com është gazeta e parë në Shqipëri që ka një platformë të vetën të shitjes online. Deri tani të përditshmet e tjera përdorin platforma kolektive (si pressdisplay.com) nga të cilat nuk kontrollojnë mënyrën e abonimit dhe as çmimin (që është gjithmonë shumë i lartë). Ndërsa Shqiptarja.com administron drejtpërdrejtë të gjitha procedurat e abonimit, duke fiksuar çmimet dhe duke ofruar një sërë zgjidhjesh ekonomike shumë të leverdisshme.
Pagesa e abonimit mund të bëhet me kartë krediti përmes platformës ndërkombëtare PayPal, e konsideruar më e sigurta në botë. Kush nuk është i pajisur me kartë krediti, mund të abonohet duke paguar me transfertë bankare.
Shqiptarja.com dixhitale ofron shumë paketa abonimi dhe të gjitha janë shumë të leverdisshme: nga abonimi javor që të lejon të lexosh 6 ditë gazetën duke paguar vetëm 2 euro, te abonimi mujor (5 euro), abonimi gjashtëmujor (25 euro), abonimi 9 mujor (35 euro) deri në abonimin vjetor me një superulje: gazetën mund ta lexosh përditë duke paguar vetëm 40 euro për një vit. Në këtë mënyrë çdo kopje gazete kushton më pak se 18 lekë!!!
Mes të rejave të sjella nga Shqiptarja.com është dhe mundësia për të blerë një numër kopjesh me shumicë, të cilat i shkarkoni atëherë kur dëshironi: Me formulën nga 30, 60 apo 90 kopie paguhen 12, 18 apo 25 euro. Komoditeti i formulës “me shumicë” qëndron në faktin se nëse një ditë nuk keni kohë ose mundësi për të shkarkuar kopjen tuaj të gazetës, edhe nëse je i abonuar atë kopje nuk e paguan.
Një leverdi tjetër e madhe, edhe kjo unikale mes të gjitha gazetave shqiptare, është se bashkë me abonimin keni të drejtën falas të konsultoni dhe arkivin e gazetës.
Shqiptarja.com është një gazetë e pavarur që mbështetjen e saj totale e ka vetëm nga lexuesi. Dhe për këtë arsye, mes formulave të ndryshme të abonimit është edhe një e veçantë rezervuar donatorëve. Kush dëshiron të mbështesë pavarësinë e Shqiptarja.com, me një dhuratë më shumë, që kalon vlerën e abonimit, bën abonimin “Donator” dhe duke paguar 100 euro do të ketë të drejtë të lexojë për një vit gazetën, të konsultojë arkivin dhe kopjet e prapambetura dhe në të njëjtën kohë na ka ndihmuar ne të gjithëve për të qëndruar të lirë dhe të pavarur.
Nuk mbetet gjë tjetër vetëm ta provoni: për t’u abonuar shkoni te www.shqiptarja.com dhe ndiqni procedurat që udhëzohen.
(shqiptarja.com)