Gazeta suedeze“Expressen” uron
kuqezinjtë në gjuhën shqipe: Urime Shqipëri

Gazeta suedeze“Expressen” uron<br />kuqezinjtë në gjuhën shqipe: Urime Shqipëri
E përditshmja suedeze“Expressen” në faqen e saj online në internet ka pasqyruar kualifikimin historik të Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2016, që do të mbahet në Francë.

Ajo që e bën më të veçantë raportimin e këtij mediumi është fakti se i ka uruar kuqezinjtë për kualifikimin në gjuhën shqipe.

Kjo gazetë i ka bërë edhe një intervistë Agon Mehmetit, i cili ndihet më krenar se kurrë. “Është bukur të jesh shqiptar sot. Është një ndjesi e mrekullueshme. Ata kanë bërë një punë shumë të mirë, trajneri ka ndërtuar një ekip shumë të mirë.

“Kjo është arritja më e madhe. Shqipëria ka qenë në një grup të vështirë, por me kalimin e kohës ata kanë fituar më shumë besim”, ka thënë Mehmeti në një intervistë për mediat suedeze./ATSH/

gazeta suedese


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë