Kodi i ri penal i miratuar nga Kuvendi më 20 prill, ende nuk ka arritur në zyrën e presidentes, - ka thënë Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes Jahjaga. 

Ndërkohë, mediat kanë paralajmëruar se nesër më 3 maj, në Ditën e Lirisë së Shtypit, do ta bojkotojnë në tërësi punën e institucioneve. 

Përfaqësuesit e mediave të shkruara dhe elektronike u pajtuan që nesër të mos përcillet asnjë aktivitet i institucioneve qendrore të Kosovës.
 Ndërkaq, raporti i ri për Lirinë e Mediave i `Freedom House` thekson se mediat në Kosovë janë pjesërisht të lira. 

Këtë vit Kosova ka avancuar për dy vende para, nga 51 sa ishte vitin e kaluar në 49, duke bërë kështu një përparim modest. Për Kosovën është përmendur si përmirësim zvogëlimi i sulmit ndaj gazetarëve, si dhe transparenca më e madhe sa i përket pronësisë së mediave.
 
/rg/shqiptarja.com/