Gazetarët do të protestojnë

Gazetarët do të protestojnë
Kalimi në Kuvendin e Kosovës i Kodit Penal që mban nene për përgjegjësinë penale zinxhirore tek mediat dhe obligon gazetarët që të zbulojnë burimet e tyre është pritur me shumë kritika nga gazetarët.

Pas reagimit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës që e vlerësoj kodin penal si përdhunim të shtypit të lirë në Kosovë,  komuniteti i gazetarëve po planifikon protesta në të cilat do të kundërshtohet ky Kod penal dhe do të kërkohet edhe një herë nga presidentja që të mos e fuqizojë atë.

Organizimi do të shënojë protestën e parë masive të gazetarëve të Kosovës që nga paslufta.

Ligji që ka kaluar në Kuvendin e Kosovës penalizon gazetarët edhe më rëndë se kodi i kaluar duke rënë kështu ndesh me kërkesat e BE-së që gazetarët në punën e tyre të mos ndiqen për vepra penale.
Ende nuk ka asnjë reagim nga shoqatat ndërkombëtare dhe ligjore që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)