Në një prononcim për Shqiptarja.com ai shprehet se, në vecanti ulja notës së vlerësimit dëshmon se liria e fjalës në Shqipëri është në rënie të lirë.
“ Dhe kjo rënie e lirë konsiston në faktin se Shqipëria renditet në vendet me vakum të madh ligjor. Procesi për përmirësimin e ligjeve që lidhen me rregullimin e tregut të medias është i ngadaltë dhe thuajse ka mbetur në vend. Vetëm diskutimi për ligjin e mediave audiovizive ka gati tre vjet që diskutohet dhe asnjë rezultat. Kjo do të thotë jo vetem mospërputhje të grupeve të interesit, por edhe varësi nga politika. Një gjë e tillë ka lidhje direkte me faktin e politizimit dhe përdorimit të medias nga grupet politike”, shprehet Çipa.
Nga ana tjetër, sipas tij, nuk shikohet asnjë parametër i ndryshuar i informalitetit.
“Kjo konfirmon se skena mediatike funksionon në kushte informale, ku mungon zbatimi i ligjit, i kodit të punës dhe aspektet vetërregulluese. Skena mediatike në kushte informmale ku mundon zbati9mi I ligjit të klodit të punës dhe aspekte vetërregulluese”, deklaron kreu i Unionit të Gazetarëve.
ANI RUÇI: MISIONI I MEDIAS I CUNGUAR
Që Shqipëria është një vend me media pjesërisht të lira është një konstatim i përsëritur edhe vitin e kaluar, jo vetëm nga Freedom House, por edhe nga Reporterë pa kufi, madje edhe nga raportet e KE.
Fakti i ri që publikon tani raporti i Freedom House është perkeqesim i situates. Çfarë ka gjasa të ketë ndodhur?
Me sa duket faktorë të tille si kontrolli i mediave nga politika, presioni ekonomik i qeverisȅ drejtuar mediave kritike ndaj saj dhe se fundi statusi informal i gazetarȅve, që dihet tanimë se jane shkaktarë kryesore të lirise së cunguar të mediave nuk janë dobësuar, por përkundrazi janë forcuar.
Pa lënë këtu mënjanë edhe lidhjet mes pushtetit politik, financiar dhe mediatik dhe si pasojë, ja ku jemi: me media të cilat kane humbur një porcion tjetër nga liria e tyre. Këetë thote raporti i Freedom House.
Ajo që është shqetësuese nga përkeqesimi sivjet i lirisë së mediave është në raport me të vertetat që mediat duhen t’ia thonë, t’ia zbulojnë dhe ndriçojnë shoqërisë: cungimi edhe më tej i lirisë do ë thote të vërteta edhe më të pjesshme, edhe më të cunguara dhe që ketej një mision i pakryer i mediave.
Nëse këte realitet dhe klasifikim e shohim në raport me procesin integrues liria e medias është një nga prioritetet e BE që Shqiperia duhet të plotesojë për statusin e vendit kandidat. Kur ecuria demokratike e Shqiperisë të kalojë në sitën e Komisionit Europian. kjo tkurrje e re e lirisë së medias do të jete një note negative, si ajo në një lëndë kryesore dhe jo të dores së dytë. Kjo nuk ka nevoje për elaborim, pse do te jetë kështu: një media e lirë që “bymën” përmasat e lirisë nga viti në vit dhe nuk i “tkurr” mbetet parakusht i një demokracie të shëndetshme . Le të kujtoj që Shqipëria është klasifikuar nga Economist Intelligence Unit njeëvend hybrid mes “demokracisë difektoze dhe autoritarizmit”.
Dhe në këtë klasifikim nuk është që mediat dhe liria e tyre e pakësuar nuk luajnë rolin e vet.
(aq/shqiptarja.com)