Gazetarët, Protestë "Burg mediave"

Gazetarët, Protestë "Burg mediave"
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 11:15 deri në ora 12:00 organizon një protestë të qetë para dyerve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidencës.

Protesta ka për qëllim kundërshtimin e Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, me anë të të cilit gazetarët bëhen përgjegjës për vepra penale dhe obligohen që të zbulojnë burimet e tyre. AGPK u bën thirrje të gjithë gazetarëve të mbështesin protestën dhe kërkon nga presidentja e Kosovës të mos e nënshkruajë Kodin Penal të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. 
AGPK fton të gjithe gazetarët, kameramanët, fotoreporterët që mund të jenë duke kryer punen e tyre dhe duke përcjellë ngjarje të ndryshme: Prej Orës 11:30 deri në Orën 11:45, per 15 minuta të heshtin kudo që janë në cilëndo konferencë, në shenjë pakënaqësie per veprimin si e quajnë ata të turpshëm të Kuvendit të Kosovës. Në këtë mënyre gazetarët do te solidarizohen me protestën dhe momentin e heshtjes, në të njetat minuta para dyerve të Kuvendit dhe Presidencës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA