Gazetarë shqiptarë të shqetësuar
nga ligjet e reja për median online

Gazetarë shqiptarë të shqetësuar<br />nga ligjet e reja për median online
TIRANË - Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka mbështetur së fundi rezolutën e paradokohshme të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian për zgjedhjen e drejtorit të radiotelevizionit publik. Përmes një njoftimi për mediat, UGSH theksoi se në rezolutën më të fundit për Shqipërinë,  të datës 22 mars 2016, Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ndër të tjera, i bëri thirrje qeverisë, shumicës dhe opozitës parlamentare të kthejnë për përmirësim amendimin e Ligjit: “Për Median Audiovizive” i cili, në versionin e miratuar nga Parlamenti shqiptar vetëm me votat e mazhorancës, lë shteg të hapur për kapjen politike të Radio Televizionit Shqiptar.

Nëpërmjet kësaj Rezolute, thekson Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Komisioni i Jashtëm i rikujton edhe njëherë lidershipit drejtues të vendit të marrë përgjegjësitë për të garantuar konsensusin midis forcave politike parlamentare dhe një proces ligjor që, nëpërmjet konkurrimit të ndershëm, të mundësojë identifikimin dhe zgjedhjen si drejtor të përgjithshëm të një kandidati konsensual.

UGSH ripërsëriti kërkesën për një RTSH të publikut, jashtë influencave komanduese të politikës dhe partive, gjë që mund të bëhet realitet vetëm duke patur në krye të drejtimit të këtij institucioni një kandidaturë të dalë nga konkurrimi i ndershëm dhe jo nga prapaskena politike. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i bëri thirrje edhe presidentit të Republikës Bujar Nishani për mosdrekretimin e Ligjit për Median Audiovizive.

Ky reagim vjen pas një krize trevjeçare në median publike RTSH. Sipas kryetarit të Unionit Aleksandër Çipa janë të qarta mangësitë e ligjit për median audivizive, ku drejtuesi i Radio-televizionit Shqiptar mbetet zgjedhje e qeverisë. "Pika më e dobët është prishja e versionit për shumicë absolute të zgjedhjes, sepse praktikisht e kanë bërë me shumicë të thjeshtë brënda Këshillit Drejtues të Radio Televizionit. Ka qenë 7 me 4, tani është bërë 6 me 5 dhe 6 i ka njëra pale, pra përsëri do të zgjidhej me vullnetin e njërës palë politike dhe kjo nuk është serjoze" - tha Çipa.

Parlamenti Europian para pak kohësh shprehu shqetësime edhe mbi kulturën e vetëcensurës mes gazetarëve në Shqipëri në projekt-rezolutën e vet mbi progresin e reformave të vendit tonë gjatë vitit 2015. Projekt-mocioni për resolute, i hartuar nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, shprehu shqetësim për “vetëcensurën e gjithëpërhapur mes gazetarëve” dhe bëri thirrje për “forcimin e standardeve të tyre profesionale dhe etike”.
 
Media online
Nga ana tjetër, edhe një ligj i ri, që po harton qeveria për rregullimin e informacionit “online”, ka nxitur diskutimin mes gazetarëve dhe poseduesve të mediave online dhe portaleve informative. Të gjithë i bashkohen shqetësimit se, në emër të ndalimit të publikimit të shpifjes dhe fyerjeve në portalet “online”, ligji mund të prodhojë censurë në këtë sektor mediatik, më të pandikuarin politikisht. Megjithatë, të gjithë bien dakord se ky sektor ka nevojë për rregullim ose, siç u shprehën gazetarët, për vetërregullim.

Drafti parashikon implikimin e nj sërë institucionesh në procesin e kontrollit dhe ndëshkimit, duke përfshirë Policinë e Shtetit, Prokurorinë dhe një sërë agjencish të tjera që janë nën varësinë e drejtpërdrejtë të Ekzekutivit. Si të tilla, ato nuk mund të bëhen arbitër në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat themelore dhe veçanërisht me qarkullimin e ideve dhe informacionit në internet.

Komuniteti i gazetarëve dhe drejtuesve të portaleve “online” propozoi krijimin e një grupi përfaqësimi, i cili do të prodhojë një paketë sugjerimesh për Ministrinë e Inovacionit, si dhe do të shërbejë si konsulencë edhe gjatë diskutimit të draftit në komisionin parlamentar.

logo observatori per arkiv*) Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian
 





Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit