Gazetarët anglezë: Si blemë në Tiranë pasaportë italiane të falsifikuar për 1000 euro
Gazetarët e 'Daily Mail' kanë udhëtuar në Shqipëri për të investiguar falsifikimin e pasaportave të BE-s. “Duhen vetëm tre ditë nga dhënia e porosisë për të marrë një dokument të falsifikuar në Tiranë”.
Gazetarët e 'Daily Mail' kanë udhëtuar në Shqipëri për të investiguar falsifikimin e pasaportave të BE-s. “Duhen vetëm tre ditë nga dhënia e porosisë për të marrë një dokument të falsifikuar në Tiranë”, thuhet në shkrimin e kësaj gazete.
Gazetarët kanë regjistruar të gjithë pazarin me një falsifikator shqiptar, i cili për 1000 euro prodhonte pasaporta italiane, me të cilat siç thuhet në artikull përdoren për të hyrë ilegalisht në Angli. "Në kryeqytetin shqiptar Tiranë ne kontaktuam një falsifikator pas një ndërmjetësimi dhe pas 72 orësh kishim në dorë pasaportën italiane".
Ne, thotë Daily Mail, i dhamë falsifikatorit shqiptar fotot, por pasaporta e blerë mbante emrin e vërtetë të një shtetaseje italiane me vendlindje Monzën, të dhëna të cilat ishin marrë nga regjistri Italian i qytetarëve.
Falsifikatori shqiptar u ofroi gazetarëve anglezë edhe një kartë shëndeti me emrin Tessera Sanitaria, me të cilën gjithkush fare mirë në Angli mund të hapë një llogari bankare apo të marrë shërbime shëndetësore nëse do të paraqitej në Angli.
Janë pikërisht të tilla dokumente, thekson Daily Mail, që kanë bërë të mundur futjen ilegale në Angli të mijëra shtetasve shqiptarë.
Në lidhje me përdorimin e pasaportave të falsifikuara, Caroline Nokes i ka deklaruar kësaj gazete angleze se “ne kemi ekipe me ekspertë në të gjithë pikat kufitare në Angli që zbulojnë personat përdorues të tyre. Nga 2010 deri në 2018 janë ndaluar të hyjnë në Angli 144.000 persona me të tillë dokumente”.
Në fund të artikullit, 'Daily Mail' mbërrin në konkluzionin se shtetasit shqiptarë dhe ata ukrainas janë më të shumtit përdorues të pasaportave italiane apo greke të falsifikuara kapur duke tentuar të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3017
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti për sot/ Reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin
24 Dhjetor, 07:40
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Fëmijët jetim në prag të festave të fundvitit
23 Dhjetor, 11:07
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025
23 Dhjetor, 07:24
-
Ekskluzive/ Neandertalët në Vlorë! Si u gjetën materialet e rëndësishme që ndryshojnë historinë për Shqipërinë
21 Dhjetor, 16:04
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor, 13:11
-
Media italiane: Tirana surpriza e madhe turistike përtej Adriatikut
21 Dhjetor, 08:41
-
Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025
20 Dhjetor, 20:29
-
U zbulua në Rinas, ilaçi për ftohje a po trafikohet për të përzierë drogën?
20 Dhjetor, 17:25
-
VanHorn takohet me deputetët Shehi, Alibeaj e Shehaj, shqetësime për zgjedhjet e 2025! LZHK: Takimi i dy Kuvendeve, pozitiv nëse s’është për qëllime elektorale
20 Dhjetor, 12:44
Fuckin cunts trying to give alb a bad name by covering their shit up with ours , Pse pak passports ka ne angli, fucking spies kan Cheshire boten bejn si burra t mir
PërgjigjuPo nga i kane mesuar shqiptaret te gjitha keto pislleqe? Sigurisht nga madhtruesit, fallcifikstoret dhe mafiozet e Europes se bashku me Angline.
PërgjigjuPashaportat taashme jane biometrike. Mund te kesh foton dhe emrin ne rregull po dalin bloff kur bejne kontrollin e shenjave biometrike (te gishterinjve) Sado te falsifikosh dokumentat tani qe teknologjia ka perparuar shume do dalesh bloff.
PërgjigjuPo pse ne angli nuk gjen pasaporte falso
PërgjigjuPo pse ne angli nuk gjen pasaporte falso
PërgjigjuPo edhe ne mes te Londres gjen cfare do lloj dokumenti fallco. Ceshtja e dokumentave fallco eshte serioze ne rastet kur perdoret nje identitet dhe shenja biometrike te verteta (dmth kur behet nga te punesuarit ne zyrat e leshimit te dokumentave). Perderisa behet fjale per nje dokument jo shqiptar, nuk eshte as faji dhe as puna e shtetit shqiptar. Tregetare dokumentash fallco ka kudo.