Gazetarët sportivë vizitë Zhegës
I dhurojnë bluzën me mbishkrim

Gazetarët sportivë vizitë Zhegës<br />I dhurojnë bluzën me mbishkrim
TIRANË- Dy nga gazetarët e mirënjohur sportivë, Vladimir Grillo dhe Dëfrim Methasani kanë vizituar ditën e sotme, ish-trajnerin e kombëtares Mehdi Zhega, i cili prej disa muajsh vazhdon të jetë në gjendje kome, pasi pësoi një goditje cerebrale në muajt e verës, duke u rrëzuar në vaskën e shtëpisë së tij në Kanada. Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë ai u transferua nga Toronto për në spitalin Nr.5 të Tiranës, në repartin e neurologjisë. Zhega, një nga ish-futbollistët më të njohur po lufton me vdekjen, tanimë në tokën shqiptare. Me transferimin e tij në Tiranë, gazetarët e njëkohësisht miqtë e tij, D.Methasani dhe V.Grillo kanë shkuar ta vizitojnë, duke i çuar në spital edhe një bluzë të kombëtares me mbishkrimin Zhega, duke bërë kështu një gjest sa të bukur edhe aq të dhimbshëm për mikun e tyre. Gjendja e rëndë e ish-trajnerit Mehdi Zhega, ka qenë një lajm ka trishtuar jo vetëm miqtë e tij, por tërë publikun sportdashës. Dy ditë më parë edhe presidenti Topi, vizitoi këtë emër të madh të futbollit shqiptar, me shpresën se gjendja e tij do të shkojë drejt përmirësimit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë