TIRANË - Arrestimi i Erion Veliajt vijoi të diskutohej edhe pasditen e sotme në ‘Studio Live’ me Arbër Hitajn. Azgan Haklaj i ftuar në studio thekson edhe një herë ‘trekëndëshin e Bermudës’, pasi edhe tek çështja e Berishës edhe tek ajo e Veliajt dalin të njëjtët biznesmenë.
'Kemi parashikuar prej kohësh që do vijë kjo ditë. Për mua Erion Veliaj është kutia e zezë. SPAK ka arrestuar Erion Veliaj dhe ka shpallur arreste për Kodrën e Diellit. SPAK ka lëshuar disa urdhra. Këto ditë ka qenë kryefjala e mediave. 30 e ca vite Trekëndëshi i Bermudës i ka eklipsuar diellin shqiptarëve. Berisha thotë më erdhi një gazetar nga Erion Veliaj. Bektashi është tek kompleksi 'Partizani', është dhe tek Veliaj. Nuk ka më asnjë dyshim. Edi Rama bëri komisionin e Xhafaj. Kanë qenë në ujdi. Ka një mendim feudal.
Mendësi feudale, jam pronar i ardhmërisë tënde, unë do vendosi do jetosh apo jo. Ne mbështesim SPAK dhe GJKKO pa asnjë ekuivok. Skenat që pamë në parlament janë teatër. Është ujdia e fundit. Këtu jemi do i shohim zotin Noka dhe të gjithë. Jemi misionar, është i domosdoshëm çlirimi i pluralizimit politik.'
![]()
Gazetari Almer Toska tha se SPAK shpërfaqi se Tirana funksionon si piramidë. Më tej shton se Veliaj e pësoi nga Belinda Balluku.
'SPAK tregoi se Tirana ishte shndërruar në skemë piramidale. Veliaj nuk ishte jnë drejtues, por menaxher i interesave klienteliste mes oligarkëve dhe çdo grupi interesi që i del përkrah. I mbante me para. Na tregoi se Veliaj erdhi për ta gjelbëruar Tiranën, por ndërkohë mbolli kulla. Një gjë ka pasur Basha kryetar, por tek njësia 8 te rruga Qemal Stafa, e ktheu në një zonë të paprekur të mbrojtur. Veliaj e ktheu në zonë të betonizuar. SPAK në segmente të caktuara është i kontrolluar. 4-5 prokuror janë të suportuar nga Taulant Balla. SPAK ka bërë detyrën por i vonuar. Nesti Angoni, kush është? Një njeri i Belind Ballukut orientoi SPAK. Kush e shiti Veliajn? E shiti një ndërtues dhe dy zonja.
Se si përvetësoi miliona euro përmes klientelizmit duke shitur të drejtën që i dhanë qytetarët. Erion Veliaj e Meriton burgun. SPAK ka segmente të caktuara që janë kontrolluar nga Edi Rama. Kush ka ardhur nga Elbasani janë me lobimin e Ballës. Belinda Balluku dërgoi një person anonim. Balluku ka groposur Erion Veliaj. E pamundur të mbrohet Erion Veliaj. Rrezikon të paktën 11 vit burg. Ka abuzuar me fondet e USAID, me projektet e BE-së. ka abuzuar me shumë projekte të tjera. Si e zbuloi Ols Dado vilën në Qerret, me qelizë telefonike që iu kap vëllait. Vetëm njerëzit e ngushtë të Veliajt. E ka kopsitur Belinda Balluku.'
Për Haklajn, Erion Veliaj ka qenë një figurë artificiale.
'Policia nuk i vjen në ndihmë SPAK. Nuk po hyj të bëj analizën e fakteve dhe gjyqin e Veliajt. Siç ka ardhur një figurë artificiale nga Mjaft që u përdor për rrëzimin e Fatos Nanos. Rama thotë tani SPAK nuk është Vatikan. SPAK është i pavarur sipas meje. Një nga të arrestuarit është një nga themeluesit e shtetit bektashi, Erion Veliaj. Zonja e Veliaj kishte 3 mijë palë këpucë.'
Azgan Haklaj i ftuar sot në 'Studio Live' komentoi akuzat e Sali Berishës për Xhorxh Sorosin. Haklaj u shpreh se njerëzit e Sorosit, janë në Këshillin Kombëtar dhe kryesinë e PD-së. Më tej, ai shtoi se vetë Berisha e ka ftuar Sorosin në Shqipëri në vitin 1993.
'Berisha i ka disa të Soros, në këshillin kombëtar, në kryesi. Berisha ka sjellë Soros në Shqipëri në 1993. Njerëzit e Berishës që janë të Soros në gjykata. Në vitin 97-98, Soros financoi fondacionin Besa. Pronari është djali i tezes së Metës. Në vitet 2006-2007, kryeministër Berisha ka thënë vetë takova mikun e madhe të shqiptarëve në Zvicër. Dhe tani thotë më ka bërë Soros non grata. jo e ka bërë Donald Trump.
Berisha këto ditë thotë më ka bërë Palmer, pastaj thotë më ka bërë Charles McGonigal. Tani Soros, ka bërë dëme. Po kush e ka propozuar ligjin për familjen? Berisha në 2012. Thanë do shkojë dhe në ceremoninë e inaugurimit të Trump. Zyrtarisht në ceremoni ishte Basha. Takoi gjysmën e administratës së Trump', tha ai.
Azgan Haklaj tha se kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha, në fund të muajit shkurt do të zhvillojë edhe një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komente

