Azgan Haklaj i ftuar sot në 'Studio Live' komentoi akuzat e Sali Berishës për Xhorxh Sorosin. Haklaj u shpreh se njerëzit e Sorosit, janë në Këshillin Kombëtar dhe kryesinë e PD-së. Më tej, ai shtoi se vetë Berisha e ka ftuar Sorosin në Shqipëri në vitin 1993.
'Berisha i ka disa të Soros, në këshillin kombëtar, në kryesi. Berisha ka sjellë Soros në Shqipëri në 1993. Njerëzit e Berishës që janë të Soros në gjykata. Në vitin 97-98, Soros financoi fondacionin Besa. Pronari është djali i tezes së Metës. Në vitet 2006-2007, kryeministër Berisha ka thënë vetë takova mikun e madhe të shqiptarëve në Zvicër. Dhe tani thotë më ka bërë Soros non grata. jo e ka bërë Donald Trump.
Berisha këto ditë thotë më ka bërë Palmer, pastaj thotë më ka bërë Charles McGonigal. Tani Soros, ka bërë dëme. Po kush e ka propozuar ligjin për familjen? Berisha në 2012. Thanë do shkojë dhe në ceremoninë e inaugurimit të Trump. Zyrtarisht në ceremoni ishte Basha. Takoi gjysmën e administratës së Trump', tha ai.
![]()
Azgan Haklaj tha se kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha, në fund të muajit shkurt do të zhvillojë edhe një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi kryesor:
Gazetari Almer Toska në 'Studio Live': Belinda Balluku groposi Erion Veliajn! Azgan Haklaj: Trekëndëshi i Bermudës ka eklipsuar diellin e shqiptarëve
G.K/S.B/Shqiptarja.com

