Gazetari dhe analisti nga Kosova Milaim Zeka, ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se kreu i PD Lulzim Basha është njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Lulzim Basha, është njeriu që ka mbledhur më shumë prova kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Zeka, i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel.

Kjo është pasuar edhe një tjetër deklaratë të fortë, duke thënë se këtë fakt ua kanë pohuar gazetarëve atje privatisht, i gjithë krahu i luftës së UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli apo Ramush Haradinaj.

“Lulzim Basha, i gjithë krahu i luftës qoftë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, të gjithë na kanë thënë ne në tavolinë, privatisht, ne gazetarëve që njeriu që ka mbledhur më së shumti fakte dëshmi, prova kundra Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë Lulzim Basha.

Me ardhjen e tij në krye të Partisë Demokratike, unë jam ndier i shokuar me afrimin që ka pasur Fatmir Limaj e Ramush Haradinaj me Lulzim Bashën.

Sa i përket krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Thaçit dhe Veselit, gjithmonë ka qenë ajo ftohja e cila ka ekzistuar pikërisht për shkak të punës kolosale që Lulzim Basha e ka bërë gjatë kohës që ka qenë në UMNIK, duke mbledhur dëshmi dhe fakte kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare”, ka thënë Zeka.