Gazetari Carlo Bollino merr në
Itali çmimin e gazetarisë “Cutuli”

Gazetari Carlo Bollino merr në<br />Itali çmimin e gazetarisë “Cutuli”
Drejtori i “La Gazzetta del Mezzogiorno”, Carlo Bollino, gazetarja e njohur Luçia Annunziata dhe gjashtë gazetarë të RAI fituan sot çmimin prestigjoz për gazetarinë “Maria Grazia Cutuli – Për të mos harruar dhe për të ndërtuar Paqen” dhënë nga instituti ndërkombëtar “Luigi Enaudi” me seli në San Severo.


Bashkë me Bollinon dhe Annunziatën u nderuan me këtë çmim dhe Carmela Giglio – e Radio RAI, korrespondente nga Afganistani, Lucia Goracci gazetare e RAI TRE dhe korrespondente në Lindjen e Mesme, Sergio De Nicola gazetar i Tg3 Rai, Marco Clementi, gazetar i Tg1 Rai-korrespondent nga Libia, Enrico Bellano, gazetar i Tg1 Rai-korrespondent nga Libia, Enzo Nucci, gazetar i Tg3 Rai- korrespondent në Afrikë.

Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve, që bëhet nën kujdesin e Presidentit Napoletano, u bë sot në teatrin “Xhuzepe Verdi” në San Severo.
Çmimi Maria Grazia Cutuli, korrespondente e gazetës “Corriere della Sera” që u vra në Afganistan, arrin në edicionin e tij të 10 dhe është shndërruar në një çmim prestigjoz për gazetarët italianë që ndjekin konfliktet në botë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja