Gazetari grek habit me deklaratën raciste live: Kush kapet me armë dihet që është shqiptar

Gazetari grek habit me deklaratën raciste live: Kush kapet me armë dihet që është shqiptar

Gazetari grek

“Kush kapet me armë dihet që është shqiptar”, kjo ishte deklarata raciste që ka bërë “live” një prej gazetarëve më të njohur grek, Nikos Evangjelatos.

Duke folur për një ngjarje, në të cilën një shqiptar ishte kapur me armë zjarri në shtetin fqinj, Greqinë, gazetari e përshkroi atë si një gjë krejt të zakonshme për një shqiptar.

Pavarësisht se ai u mundua ta “justifikonte” duke përdorur argumentin se nuk ishte një koment nacionalist, i ka zemëruar shumë ndjekësit.

Ai ka marrë një “lumë” kritikash, ku e quanin racist, ndërsa të tjerë kanë mbetur “pa fjalë” që një incident i tillë ndodh ende në vitin 2022 në televizion.

“Sa herë kam parë shqiptar me armë: 0

Sa herë kam parë grekë racistë ndaj shqiptarëve: Qindra herë. Sot ishte Evangjelatos.”, ishte njeri prej komenteve.

“Tragjike! Kjo që ndodhi është tragjike, u mundua ta rregullonte, por kjo nuk ka të rregullua”, ka thënë një tjetër.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 12/01/2022 09:49

    Ky eshte vetem nje nga mendimit e ortodoksizmit antishqiptare nga vija Moske-Beograd-Atine.As befasuese e as ofenduese,si zakonisht e ditur dhe e njohur prej kohesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)