Gazetari grek Vaxevanis del
sot para gjyqit
Gazetari grek Costas Vaxevanis pritet të dalë para gjyqit në Athinë nën akuzën e shkeljes së privatësisë pas publikimit të mbi 2 mijë emrave të personave me influencë që kanë llogari bankare në Zvicër.
GREQI- Gazetari grek Costas Vaxevanis pritet të dalë para gjyqit në Athinë nën akuzën e shkeljes së privatësisë pas publikimit të mbi 2 mijë emrave të personave me influencë që kanë llogari bankare në Zvicër.
Autoritetet franceze ishin ato që u dhanë emrat homologëve grekë dy vite më parë por ato të dhëna nuk u hetuan për asnjë moment.
Vaxevanis i tha rrjetit televiziv BBC pak përpara arrestimit se janë disa politikanë të cilët duhet të hetohen për mbajtjen sekret të këtyre emrave. Por zyrtarët grekë insistojnë se nuk ka prova se personat përbërës të kësaj liste kanë shkelur ligjin.
Disa prej emrave përfshijnë personazhe të njohura nga bota e politikës, biznesit, shoqërisë civile dhe medias.
Vaxevanis pretendon se lista që ka publikuar në revistën e tij "Hot Doc" është e njëjta me atë që ministrja franceze e financave Christine Lagarde u dha autoriteteve greke.
Dyshimi është se shumica e emrave kanë kryer evazion fiskal duke fshehur të ardhurat jashtë vendit. "Për faktin se unë jam gazetar është detyra jonë t’ua them të vërtetën njerëzve. Tre qeveritë e fundit kanë gënjyer duke mos treguar grekët që janë në këtë listë", thotë gazetari.
Sipas tij ishte detyrim për këto qeveri t’ia kalonin listën organeve të drejtësisë. Në intervistën para arrestimit nga policia ai tha se "nëse është e nevojshme të përfundoj në burg do ta bëj. Jo se jam një hero por dua të tregoj padrejtësinë që po ndodh në Greqi".
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.4%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 885
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Papa Françesku pëson incident në rezidencën e tij, Vatikani: U rrëzua, por pa fraktura
16 Janar, 14:05
-
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
16 Janar, 14:00
-
Sarandë/ Çahet diga e hidrocentralit Sasaj, uji vërshon në 12 biznese! Policia: Rrezik përmbytjeje! Aksi Lukovë-Bunec kalohet vetëm nga automjete të rënda
16 Janar, 13:55
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e fubollit shkodran dhe Kombëtares
16 Janar, 13:52
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40
-
Deklarata e fortë e Angelina Jolie: Gënjeva për të marrë rolin kryesor në filmin 'Maria'
16 Janar, 13:28
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
‘Ekipet sportive’ përplasin KOKSH me federatat, Sporti Universitar akuzan Fidel Yllin se shpërdoron fondin! Përgjigjet kreu i Komitetit Olimpik
16 Janar, 13:22
-
Lëvizjet paraelektorale në PS/ Erjon Braçe nuk do jetë në Fier, i ofrohet njësia 5 në Tiranë
16 Janar, 13:21
-
Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë
16 Janar, 13:07
-
VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive
16 Janar, 13:05
-
Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së
16 Janar, 12:59