Imazhe rrënqethëse fëmijësh që ëndërrojnë të luftojnë për Kalifatin e tyre, atyre që vrasin në emër të dashurisë për Allahun dhe të atyre që tregojnë kufomat e armiqve përpara njerëzve. Për herë të parë një gazetar perëndimor tregon mënyrën se si veprojnë militantët e ISIS, që shkurtimisht njihet si Shteti Islamik. Gazetari Medyan Dairieh i rrjetit mediatik Vice ka jetuar për 3 javë në Raqqa, zemra e Kalifatit duke dokumentuar përhapjen e Shtetit Islamik në zonat e kontrolluara prej tij në Siri dhe Irak. Bëhet fjalë për zona ku dhuna arrin në nivele të pakontrolluara, aq sa në 8 Gusht, presidenti amerikan Barak Obama vendosi të nisë sulmet ajrore në ndihmë të pakicave fetare në veri të Irakut.

Shteti Islamik është një grup xhihadist ekstrem me lidhje të forta me Al Kaedën, që po përhapet gjithnjë e më shumë në Irak e Siri. I njohur si ISIS, grupi ka shpallur botërisht qëllimin e tij për të krijuar një Kalifat që udhëhiqet nga Sherihati dhe ka zgjedhur Abu Bakr al-Baghdadi si liderin e vet. Në qytetin sirian Raqqa ku gazetari Dairieh arriti të hyjë, Shteti Islamik ka vendosur plotësisht regjimin e tij me të gjitha format.

Për momentin VICE ka publikuar vetëm pjesën e parë të hetimit, një video prej 9 minutash ndërsa pritet të publikohen edhe 4 të tjera.

Gjak, kufoma dhe shpërthime. Dairieh ka ndjekur rrethimin që ISIS i bëri bazës 17, fortesës së fundit të qeverisë siriane në këtë rajon. Grupi xhihadist në fund të betejës, arriti ta vërë nën kontroll duke vrarë 50 ushtarë të regjimit të Bashar al Asad.

Kufomat e tyre më pas u ekspozuan nëpër rrugët e Raqqa, ndërsa kokat e tyre u ekspozuan në qendër të qytetit për t’u fotografuar me smartphone. Të shtëna në ajër, beteja dhe ekzekutime me gjak të ftohtë që përzihen me imazhe lutjesh e fëmijësh që luten për vdekjen e të pabesëve. Për të arritur në frontin e qytetit, reporterit iu desh ndihma e zëdhënësit të ISIS, Abu Mosa që në fund i lëshon një apel SHBA-ve:
“I them Amerikës, se Kalifati Islamik është ngritur tashmë dhe nuk do të ndalet. Mos u tregoni frikacakë duke na sulmuar me avionë, por dërgoni ushtarët tuaj, të njëjtët që ne i poshtëruam në Irak. Dhe ne do t’i poshtërojmë prapë kudo me vullnetin e Zotit. Ne do të ngremë flamurin e Allahut në Shtëpinë e Bardhë”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO