Gazetari i zhdukur nga Wuhan shfaqet sërish pas dy muajsh

Gazetari i zhdukur nga Wuhan shfaqet sërish pas dy muajsh

Li Zehua, një nga 3 gazetarët kinez të cilët raportuan nga Wuhan-i në ditët më të këqija të pandemisë së COVID-19, është rishfaqur sërish pas dy muajsh që rezultonte “i humbur”.

Gazetari ka pulikuar këtë të mërkurë një video në të cilën shprehej se ka kaluar dy javë në "karantinë" në Wuhan, e ndjekur nga sërish më shumë ditë karantinë në qytetin e tij të lindjes. Li theksoi se atij i ishte kërkuar të karantinohej pasi vinte nga “zona të ndjeshme”, duke përbërë një rrezik potencial për përhapjen e koronavirus.

Li Zehua transmetoi ndjekjen dhe më pas ndalimin e tij në Wuhan nga policia më 26 shkurt, që atëherë gazetari nuk ishte parë më publikisht. 25 vjeçari po lëvizte me makinën e tij në momentin kur policët i kërkuan të ndalonte. Në vend të ndalonte, ai u largua nga vendngjarja duke thënë se ishte "i hutuar" kishte "frikë". Ai u ndoq për 30 km, ndërsa një pjesë të udhëtimit të tij është e ngarkuar në YouTube me titullin "SOS". Li arriti në banesën ku ishte akomoduar përkohsisht dhe filloi transmetimin live para disa “polic” ose persona me uniformat e sigurisë të trokisnin në një derë afër së tijës.

Fillimisht ai e injoroi atë çka vuri re, por 3 orë më vonë punonjësit e policisë trokitën edhe në derën e tij dhe duke e shoqëruar atë për në stacionin e policisë. Iu komunikua se ishte i dyshuar për thyerjen e rregullit dhe të qetësisë publike, por nuk iu dha dënim. Duke qenë se kishte qenë në disa zona “sensitive” iu kërkua të karantinohej.

Li Zehua vendosi të shkonte në Wuhan për të investiguar në shkurt, pasi një gazetar tjetër, Chen Qiushi rezultonte i zhdukur. Në një nga videot e tij, duke rrëfyer arsyet e shkuarjes së tij në Wuhan, Li shprehet se:

"Para se të hyja në Wuhan, një mik i cili punonte në mediat kryesore kineze më tha ... të gjitha lajmet e këqija rreth epidemisë janë mbledhur nga qeveria qendrore.

Mediat lokale mund të raportojnë vetëm lajmet e mira për shërimin e pacientëve etj. Sigurisht, mbetet e pasigurt nëse është e vërtetë, sepse kjo është vetëm ajo që kam dëgjuar nga miqtë e mi.”

Historitë e Li përfshinin akuza ndaj qeverisë për mbulimin rasteve me të infektuar me COVID-19 dhe një krematorium me shumë punë. Videot e tij u bën virale, duke u parë miliona herë në platformat kineze, YouTube dhe Twitter.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)