Gazetari jep shifrën për Report Tv: Janë 7 mijë shqiptarë të ngatërruar me aplikacionin SKY! Ka zyrtarë të lartë të policisë dhe politikanë

Përgjimet e aplikacioni SKY/ECC nga drejtësia belge nxjerrin të implikuar në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave mjaft shqiptarë dhe kosovarë, mes tyre edhe politikanë. Për 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv foli gazetari Fatos Mahmutaj nga Brukseli në lidhje Skype. Ai tregoi se dosja belge nxjerr një politikan në rang ministri në Shqipëri, të cilit i është dhuruar një orë 400 mijë euro.

'Nga bisedat që janë zbuluar përmes aplikacionit por edhe gjatë vëzhgimeve janë fotografuar politikanët por nuk janë ngritur akuzë. Vetëm një rast kemi kur një politika në rang ministri i është dhuruar një orë 400 mijë euro. E kanë dhënë mediat belge. Me thënë të drejtën ky informacion është qarkulluar, dihet emri, koha, është thënë zyrtarisht në gjykatë emri.', thotë Mahmutaj.

Mahmutaj shton se dosja merret edhe me krime më të rënda, siç jan krimet kundër personit.

'Mediat belge janë treguar të kursyer në këtë rast. Në proces dhe dosje emri ndodhet. Nuk është ngritur akuzë, pasi ora 400 mijë euro nuk rezulton korrupsion. Janë treguar të kursyer, por të merren thjesht me pjesën e trafikut. Në dosje ka patur edhe krime më të rëndë, krime kundër për personit. Një pjesë ka mbaruar gjykimi, një pjesë po hetohen. Bëhet fjalë për dosje ku ka trafik të madh.', shton ai.

Drejtësia belge, sipas Mahmutajt ka qenë e kursyer në bashkëpunim me policinë shqiptare, pasi nga dosjet rezultojnë shumë zyrtarë policie dhe jo vetëm të implikuar.

'Në këtë moment jemi duke gjykuar dosja që kanë të bëjnë me paratë. Lëvizja e parave konsiderohen krime të rënda. Prokuroria belge është treguar shumë e kursyer me Shqipërinë vetëm në rang shkëmbim informacionesh. Sepse në pjesën më të madhe të dosjeve dalin të korruptuar zyrtarë të policisë, të gjykatës dhe politikanë. Dhe nuk i dërgohet dikujt për të hetuar veten e vet. Emrat janë zbuluar edhe nga mediat në Shqipëri. Bëhet fjalë për shqiptarë dhe kosovarë.  SKY e ndërtoi dhe e hodhi në treg vetë policia belge. Në momentin kur kishin gjithçka të deklaruar e shkatërruan.', vijon më tej gazetari.

Gazetari thotë se janë rreth 6 deri 7 mijë shqiptarë përdorues të aplikacionit SKY, ku janë të përfshirë edhe zyrtarë.

'Tani është e tepërt të kërkoj informacione nga Shqipëria. Në total mendohet për 6 deri 7 mijë shqiptarë të ngatërruar me SKY. Ka të përfshirë zyrtarë, politikanë. Të paktën në procese që janë në gjykim ka dalë që paratë janë dërguar në Shqipëri për t’u investuar në imobiliare. Bashkim Osmani, kosovar, larguar në ko0hën e luftës. Presupozohet se me shqiptarë të tjerë kanë ndikuar në trafikun e kokainës me vendet e Amerikës Latine.', përfundon Mahmutaj. 

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meno: 10/04/2024 20:12

    Te hapet kapaku pusetes do qelbet dynjaja

    Përgjigju
  • Besi: 10/04/2024 15:54

    nje minister me syte i arrestuar per shperdorim detyre shoferit te te cilit iu sekuestruan jo 400 mije euro por plot 500 mije euro ne oborrin e kurum. Nese nuk do rihapet kjo dosje atehere dumani rrezikon ti mbyllen komunikimet me sherbimet partnere. Gazetari ne foto te mos dezinformoje per policine

    Përgjigju
  • Kryekuqi: 10/04/2024 15:23

    Paska per ta hanger sa krahu edhe Tafil Ibriku,Sul Kerthiza dhe Aqif Kapertoni e Tahip kartospaja qe skan lan gja pa bo ne ket dynja e manej tapo nalet korrupsioni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit