Gazetari Mero Baze rrëzon anektodën që tha sot Berisha në Berat: Gënjeu sërish për të poshtëruar Bill Clinton e SHBA

Gazetari Mero Baze rrëzon anektodën që tha sot Berisha në Berat: Gënjeu sërish për të poshtëruar Bill Clinton e SHBA

Sali Berisha dhe Mero Baze

TIRANË- Gazetari Mero Baze ka hedhur poshtë një “anekdotë” politike që sot Sali Berisha e tha gjatë takimit të tij në "Foltoren" e Beratit.

Nga sa u pa, Berisha iu u referua Ibrahim Rugovës, për një takim me “një njeri të rëndësishëm” ku nënkuptoi presidentin e SHBA, Bill Clinton, ndoëse ai nuk ia përmendi emrin,  për të treguar se ai kishte arritur të sfidonte edhe Amerikën.

Pikërisht për këtë “anekdotë”, Mero Baze shkruan se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë dhe se kjo është thënë nga Berisha me një qëllim të vetëm, që të sfidojë SHBA-në, që sot e kanë shpallur 'Non Grata'.

“Ka qarkulluar në vitin 99 një lajm i rremë i prodhuar nga LPK sikur Rugova në takim me Clintonin paska thënë që Berisha na ka ndihmuar dhe Clintoni i paska thënë ‘Lumi nuk e lag dy herë të njëjtin gurë”.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Clinton e ka takuar Rugovën më 29 maj 1998 në prani dhe të Bukoshit, Surroit e Aganit dhe kjo bisedë nuk ka ndodhur.

Sot Berisha e rishpiku këtë gënjeshtër që të poshtërojë Presidentin Clinton. Sipas tij, meqë Clintoni nuk ka dashur të rivijë Berisha në pushtet, ai erdhi. Kjo është thirrje për të sfiduar SHBA mbështetur mbi një gënjeshtër. Dhe çdo gjë e mbështetur mbi gënjeshtër mbetet gënjeshtër”, shkruan Baze.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 23/10/2021 05:44

    Saliu mashtrues. Edhe Klinton po ta pyesesh do thote ate qe thote Mero, se ky ka mbajtur uren e zjarrit gjate takimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet