Gazetari nga Pekini: Pas 3 muajsh në karantinë, nesër nis jeta normale në Wuhan, dëmi financiar ka shkuar në 288 mld $

Pas tre muajsh në karantinë, qytetarët e Wuhanit në Kinë, i cili ishte edhe epiqendra e koronavirusit, duke nisur nga dita e nesërme, pra 25 mars, do të jenë të lirë të lëvizin në qytet dhe të nisin punët e lëna në mes.

Në një lidhje direkte nga Pekini  për Report Tv, gazetari, Edison Myrteza, shprehet se numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kinë, prej 5 ditësh ka arritur pothuajse në zero.

Ndërsa shton se dëmi financiar i ekonomisë së dytë botërore të shkaktuar nga koronavirusi sipas institucioneve përgjegjëse në Kinë, ka shkuar në 288 miliard dollarë.

”Duke nisur që para 5 ditësh, nuk asnjë të prekur me koronavirus në të gjithë territorin e Kinës. Është zyrtarizuar vetëm një person, i cili ka ardhur nga jashtë Kinës, por është një numër shumë i vogël dhe i papërfillshëm me ato që kanë qenë më përpara. Duhet theksuar se provinca Hubei, ku ishte edhe epiqendra e koronavirusit dhe kryeqyteti i provincës Wuhani duke nisur nga data 25, pra ditën e nesërme të gjithë banorët janë të lirë për të dalë nga ajo karantina 3 mujore e cila kishte mbërthyer të gjithë provincën. Pra janë të lirë të lëvizin. Ndërsa më 8 prill është zyrtarizuar nga qeveria kineze qytetarët do të lejohen të dalin nga Wuhani në qytete të tjera të Kinës. Virusi ka vënë në gjunjë ekonominë e dytë më të madhe në botë, pra Kinën. Duket se jeta dhe fillimi i punës ka filluar të ece pak a shumë gjatë kësaj jave. Kanë filluar të hapen bizneset e vogla dhe bizneset e mesme, për të cilat qeveria ka pasur një financim prej 55 miliardë dollarësh pikërisht për rindërtimin e tyre nga e para. Ndërsa kanë filluar punë edhe fabrikat të cilat do të ringrijnë biznesin e madh, i cili për momentin do të jetë përbrenda Kinës dhe jo jashtë Kinës, pasi duhet të ringrihet ekonomia përbrenda si fillim. Ndërkohë që jeta ka filluar normalisht, dëmi financiar ka shkuar në 288 miliard dollarë. Është një sezon shumë i fortë epidemie dhe duhet të kemi shumë kujdes. Në Shqipëri më pëlqen që njerëzit po ndërgjegjësohen, pavarësisht orarit të tyre të shkurtër që kanë për të blerë gjërat e tyre jetike. Njerëzit duhet të qëndrojnë sa më tepër në shtëpi që më vonë të shohim dritë ashtu siç po shohim edhe në Kinë. Masat drastike sollën këtë rezultat kaq të mire” u shpreh gazetari, Edison Myrteza. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Doktoresha shqiptare në Gjermani: Bie miti që COVID-19 prek vetëm të moshuarit! Jini human të respektoni rregullat për të shpëtuar jetë

HANOVER - Aurora Meta Dollengberg mjeke urgjence dhe psikoterapiste në Gjermani në një lidhje me Skype me Report Tv, tha se në Gjermani rastet po rriten nga dita në ditë, dhe se miti që COVID-19 prek vetëm të moshuarit ka rënë.

"40% e të prekurve janë të rinj 20-45 vjeç, prandaj edhe miti i fillimit që prek vetëm moshat e moshuara për Gjermaninë nuk vlen", theksoi ajo.

Apeli i mjekes shqiptare në Gjermani është që të respektojmë masat e higjienës personale duke larë sa më shpesh duart me ujë dhe sapun. Në Gjermani janë mbyllur të gjitha institucionet. Ajo tha se atje po ndiqet modeli i vizitës në shtëpi. Ekipet ekzaminuese e trajtojnë rastin në shtëpi, ndalohen klinikat private, tha ajo. "Kjo strategji e ka kufizuar në ekstrem përhapjen e virusit", theksoi doktoreshë Aurore Meta.

Për pacientët që kanë pasur prekje të mushkërive, ku ngurtësimi i mushkërive fillon që në ditën e tretë pas prekjes me coronavirusi, në Gjermani ka dhënie të oksigjenit me intensitet të lartë që e stopon procesin e shkatërrimit të mushkërive, tha ajo duke shtuar se në Gjermani "një herë në muaj  bëjmë përgatitje për gjendje lufte ose alarmi edhe para përhapjes së virusit", tha doktoresha.

Referuar situatës në Shqipëri, doktoresha tha se paniku është real edhe për shkak se nuk janë kushtet spitalore për të përballuar një situatë me të prekur të shumtë me koronavirus që kanë nevojë për trajtim në spital. Megjithatë, atë që qytetarët shqiptarë kanë në dorë për të bërë, është të respektojnë rregullat er kufizimit, dhe kur dalin jashtë të ruajnë distancën.

"Nëse nuk kemi teknologjinë, të kemi humanitetin që jo të dalim në grumbullime tek fruta perimet, por në numër të kufizuar, të rrimë në rresht, pa prekur objekte të përbashkëta. Shqiptarët kanë një arsye më tepër se vendet e pasura ndaj koronës, dhe pika më e fortë inteligjencën emocionale mund ta përdorim për të shpëtuar jetën e tjetrit. Ne mund të luftojmë duke ruajtur njëri tjetrin nga virusi. Nëse izolimi në Shqipëri sikurse bëhet deri tani ,koronavirusi do ta kalojën më mirë se popujt e tjerë", tha në komunikimin Live me Report Tv Aurora Meta Dollengberg.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fred: 24/03/2020 17:44

    E pabesueshme ....? Dmth u shtyp butoni dhe virusi iku.!!! Mashtrimi rradhes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton