Gazetari përplaset me përfaqësuesen e Rithemelimit: Jeni fashistë keni uzurpuar selinë e PD-së! Kalaja: Ne s’po gënjejmë, i vetmi që mashtron është Basha

Me debate të ashpra është shoqëruar diskutimi në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, mes përfaqësueses së Rithemelimit Adriana Kalaja dhe gazetarit Reldar Deda sa i përket luftës brenda dy kampeve të Partisë Demokratike. Për gazetarin Dedaj, PD e Berishës është fashiste, pasi me vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrit po mban ende të uzurpuar selinë blu. Sipas tij Berishës nuk i interesojnë interesat e shqiptarëve, por interesat e tij personale.

‘Me vendimin e Apelit Berisha nëse është institucional ju duhet të largohet dhe të lirojë hapësirat e selisë së PD-së. Me vendimin e Zhukrit keni uzurpuar selinë e PD-së. Jeni fashista kjo është ideja. Ju nuk jeni PD-së. Jeni fashista se keni uzurpuar selinë e PD-së. Ndarja është e thellë brenda PD-së. Berishës nuk i interesojnë interesat e shqiptarëve, por interesat e veta. Pse mban peng logon.’- tha Dedaj.

Por avokatja Adriana Kalaja, përfaqësuese Rithemelimit të PD-së, tha se ato nuk kanë uzurpuar asnjë zyrë e madje shtoi se i vetmi që po mashtron në këtë mes është Lulzim Basha.

‘Ne nuk po gënjemë dhe as nuk po mashtrojmë askënd. I vetmi që po mashtron publikun është Lulzim Basha pasi ka çuar në KQZ dokumente të falsifikuara. Jo nuk i kemi uzurpuar zyrat. Ju s’keni asnjë lidhje me PD-në, pro shqetësoheni për pazaret e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.’- tha Kalaja.

Gerta Meta, vëzhguese zgjedhore, e pyetur nëse PD rrezikon që të mos regjistrohet fare në zgjedhje tha se nëse Lulzim Basha nuk firmos, ekziston rreziku që mos të regjistrohet në zgjedhje.

‘Ne kemi dy qëndrime të grupit. Pamë reagimin e Bardhit që kërkoi zbardhjen e vendimit të kryekomsionerit. Ky prononcim ishte mbas seancës dhe logjika të çon se nëse është kriter i panegociueshëm. Nëse nuk do të shkojë deklarate firmosur nga Basha do të kemi një qasje që PD edhe mund të mos regjistrohet.’- tha Meta.

Një ditë më parë KQZ vendosi që Sali Berisha të mos garojë në zgjedhjet e 14 majit, me siglën e Partisë Demokratike. Kërkesa e tij u rrëzua nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili tha se ai njeh si kryetar të Partisë Demokratike atë që është në Gjykatën e Tiranës. Celibashi tha se është Lulzim Basha që ka të drejtë të paraqesë kërkesën për regjistrimin e Partisë Demokratike. 

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia