Gazetarja bën deklaratën e fortë në ‘Frontline’: Për Reformën në Drejtësi pati përplasje! U morën peng deputetë që nuk donin ta votonin

Gazetarja Anduena Llabani e ftuar në studion e emisionit “Frontline” me gazetaren Marsela Karapançon në Report Tv ku u diskutua mbi korrupsionin në Shqipëri dhe rolin e SPAK, riktheu në kujtesë votimin e Reformës në Drejtësi në Kuvend, duke deklaruar se asokohe janë marrë peng deputetë që nuk donin ta votonin në 2016-ën

“Po e them këtë me përgjegjësi individuale, janë marrë deputetë peng për të votuar Reformën në Drejtësi. Kjo ka ndodhur sepse ndërkombëtarët e vendosën se reforma duhet të votohet. Në atë kohë ka pasur edhe përplasje individuale mes deputetëve që e kanë kundërshtuar reformën. Për këtë është dashur që një grup deputetësh kanë marrë kolegë të tyre peng për të votuar këtë reformë që nuk ishte e mirë për asnjë prej partive”-tha Llabani.

Ndërsa sa i takon prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ajo vlerësoi Altin Dumanin si kryeprokuror por tha se anëtarët e tjerë mund të jenë të presionuar nga politika.

“Kemi 68 procedime penale vetëm për korrupsion në nivele të larta të zyrtarëve. Por mendoj se ndoshta Altin Dumani aty është i vetëm. Janë shumë pak ‘Altin Dumanë’ dhe të tjerët janë persona që mund të jenë në kontakt me politkikën dhe nën presionin e politikës”- shtoi gazetarja.

Ndërsa në përgjigjie të saj, deputetja demokrate e Rithemelimit, Albana Vokshi mohoi një deklaratë të tillë por tha se ishte në dijeni se ka pasur mesazhe ndaj deputetëve të caktuar. 

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë