Gazetarja Daria Bignardi:
"Ismail Kadare meriton çmimin Nobel"

Gazetarja Daria Bignardi:<br />"Ismail Kadare meriton çmimin Nobel"
Në një takim me lexuesit shqipatarë gazetarja, shkrimtarja dhe autorja televizive, Daria Bignardi, prezantoi librin e saj më të ri “Akustikë e Përkryer”, tashmë në shqip nga shtëpia botuese “Dudaj”.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” ajo tha se kulturën shqiptare filloi ta njihte me anë të shkrimtarit, Ismail Kadare, i cili sipas saj meriton çmimin Nobel.

Ishte Instituti Italian i Kulturës që e ftoi shkrimtaren dhe gazetaren e njohur italiane, Daria Bignardi, në një takim në Bibliotekën e tij pranë Pallatit të Kulturës për t’u njohur me lexuesin shqiptar.

DARIA
(Në Foto: Gazetarja Daria Bignardi gjatë prezantimit të librit në shqip "Akustikë e përkryer")

Daria Bignardi vjen për herë të parë në Shqipëri. Ajo ishte e shoqëruar nga vajza, Emilia, dhe djali i saj, Ludovico. Emilia nuk nguronte ta fotografonte në çdo moment Daria-n.

Rreth këtij takimi për mikrofonin dhe kamerën e A1 Report, Daria Bignardi u shpreh se përshtypja e saj e parë ishte e bukur. “Prej dy orësh ndodhem këtu dhe më duket sikur jam në shtëpi. Prezantimi ishte i bukur. Gjeta persona që e kanë lexuar librin. Do të qëndrojë për disa ditë por jam aq kurioze për të njohur çdo gjë në këto dy ditë sepse është hera e parë që vij në Tiranë”, u shpreh Bignardi.

DARIA
(Në Foto: Gazetarja Daria Bignardi gjatë prezantimit të librit në shqip "Akustikë e përkryer")
 
Në këtë takim Daria diskutoi rreth librit dhe historisë që ky libër përçon tek lexuesi. Ajo tha se në këtë libër çdo grua mund të gjejë veten sepse një herë në jetë çdo grua I ka bërë vetes pyetjen: “Po sikur të zhdukem çdo të ndodhte me familjen time?

E, në këtë aspekt, ajo nuk veçoi as sensing e saj të humorin duke thënë se e gjitha familja do të bëj qejf më pas. “Të gjitha gratë kanë menduar që çfarë do të ndodhte në familjen time në qoftë se unë do të zhdukesha një ditë sa hap e mbyll sytë...me siguri çdo gjë do të shkonte mirë dhe do të kënaqeshin shumë ata që do të qëndrojnë”. Por, nuk ndodh kështu në libër. Historia është shumë më e komplikuar se kaq.

DARIA
(Në Foto: Ludovico dhe Emilia, fëmijët e Daria Bignardi, gjatë prezantimit të librit në shqip "Akustikë e përkryer")

Gjatë intervistës, Daria na rrëfen disa fjalë për romanin “Akustikë e përkryer”. “Personazhi kryesor është një muzikant dhe luan violençelë në La scala dhe për të, akustikë e përkryer është utopike, e mrekullueshme. Nga ana tjetër, mendoj që akustikë e përkryer nuk ekziston tek gruaja e tij që është Sara. Ajo ndihet e vetmuar pasi nuk ndihet se bashkëshorti e kupton apo që ai nuk ja njeh plagët e së kaluarës, të cilat ai do t`i kërkojë këto në momentin që ajo zhduket”, thotë Bignardi.

DARIA

Bignardi shprehu ndër të tjera, edhe konsideratën e saj për të njohur kulturën tonë, duke veçuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare me librin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili sipas saj meriton çmimin nobel. “Ismail Kadare është një shkrimtarë shumë i famshëm por e pranoj që nuk e kisha lexuar ende. E lexova këto ditë para se të vija këtu. Mbeta e mahnitur pasi lexova romanin e tij "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Një ndër librat më të bukur që kam lexuar ndonjëherë”, u shpreh gazetarja Daria.

Në takimin e organizuar me lexuesin shqiptar ajo tha se është duke përgatitur, librin e saj të katërt, i cili do të botohet në vjeshtë. 

Daria Bignardi është autore e tre librave të botuar deri më tani me tituj: "Non vi lascero orfani", " Un karma pesante" dhe “L`ascolto perfetto”.  Ajo është gazetare e njohur në Itali, ku ka qenë autore televizive në "Reality shoW"-n më të famshëm “Grande Fratello” dhe për një kohë të gjatë, por me një shkëputje 4-vjeçare në "Talk shoW"-n me titull "Le invasioni barbariche", filluar në vitin 2004, për ta rifilluar përsëri në 2010-ën dhe duke e vazhduar edhe në ditët e sotme. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj