Gazetarja e DW,Kelmendi:Shqipëria
u vonua në hapjen e dosjeve

Gazetarja e DW,Kelmendi:Shqipëria<br />u vonua në hapjen e dosjeve<br>
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqiptaro – Gjermane është një nga momentet e rëndësishme të politikës së Shqipërisë me jashtë.

Mimoza Kelmendi, gazetarja e njohur e Deutsche welle –s me përvojë 26 vjeçare në fushën e medias dhe publicistikës, ndan në një intervistë ekskluzive për Report Tv momentet kryesore të kësaj marrëdhënie 30 vjeçare, si dhe analizën rreth procesit të hapjes së dosjeve dhe gjendjen e medias në Shqipëri. Intervista u realizua nga gazetarja e Report Tv, Rashela Shehu.

Ju prej 26 vitesh gazetare, me një eksperiencë shumë të gjatë si publiciste dhe 23 vite gazetare e Dewtch welle. Për tu fokusuar paksa në marrëdhëniet Shqiptaro-Gjermane, tashmë janë 30 vjet që është bërë vendosja e marrëdhënieve diplomatike, cila ka qenë fryma që i ka karakterizuar këto 30 vite?

30 vjet sigurisht që tashmë janë në fazën më të mirë. Është një rrugë e gjatë e cila filloi në tetor të 1987. Nuk ka qenë e lehtë për të arritur në këtë marrëveshje, për faktin se Shqipëria ishte një vend dikur komunist dhe përplasjet me Bonit atëherë kryeqytetit të Gjermanisë dhe Tiranës zyrtare komuniste nuk ka qenë e lehtë.

Megjithatë me dëshirën e ish-ministrit të jashtëm gjerman, pas shumë dialogjesh e bisedash diplomatike mes dy delegacioneve u arrit kjo marrëveshje diplomatike e cila rivuri dh enjë herë themelet e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Deri në vitet ’90 ishte le të themi në marrëdhënie formale, por më pas Gjermania mori një barrë të madhe me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike të ’87, pas ’90 arriti të krijonte një komision në Bundestag për tu marrë ekstra me Shqipërinë, tranzicioni nga një vend i diktaturës drejt demokracisë që nuk ka qenë i lehtë pasi kemi pasur edhe ’97 që ka qenë vit i përgjakshëm.

Ka kaluar faza të lehta e të vështira, por mbi themelet e kësaj marrëveshje diplomatike ka qenë një marrëveshje e shkëlqyer ekonomike mes dy vendeve më e hershme që ka ndihmuar me investime të ndryshme dhe ka qenë një ndër donatorët më të mëdhenj post-komuniste. Sot le të themi që janë marrëdhënie shumë të konsoliduar të të gjitha fushave. Merkel me qeverinë e saj ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme që Shqipëria ta shkurtojë rrugën drejt BE.

Gjatë këtyre viteve cilat do të veçonim si momente më të rëndësishme të 30 viteve diplomaci Shqipëri-Gjermani?

Janë të shumta momente. Gjermania ka luajtur rol të rëndësishëm në atarësimin e Shqipërisë në NATO dh enë hapjen e negociatave drejtë antarësimit. Një shans i mirë që i ka ofruar Berlini është Procesi i Berlinit nga kancelaria Merkel që merret me vendet e Ballaknit për ti integruar më së miri së bashku dhe për të qenë në nivel më të lartë. për të ndjekur kriteret dh detyrat që duhet të bëjnë vendet në rajon për të qenë sa më afër BE-së.

Janë të shumta momentet nga më të ndryshmet. Vizitat mes delegacioneve ardhja e kancelares Merkel, apo vizitat e Kryeministrave e Presidentëve në Berlin e kanë forcuar më tej marrëdhënien ka një afërsi të madhe. Ka qenë të interesuara të dyja vendet për të pasur këtë marrëdhënie.

Mimoza janë të dyja vendet që janë përballur me sisteme totalitare. A gjen gjatë eksperiencës tënde  si gazetare e publiciste momente të përbashkëta të historisë pas ’90 të Gjermanisë e Shqipërisë dhe sa ka mësuar politika shqiptare nga ajo gjermane?

Patjetër që kanë të përbashkët sepse ne kemi pasur dy Gjermani. Me rrëzimin e Murit të Berlinit ishte edhe i rrëzimi të botës diktatoriale. Nuk është që gjermanët e kapërcyen kollaj këtë ribashkim apo rrëzim të diktaturës e integrimin drejt demokracisë.

Ajo që do të thosha unë është që shpesh herë, ne kemi parë që pothuajse komplet Europa Lindore ka qenë e njëjta, por diktatura në Shqipëri ka qenë e njëjta. Ajo që nuk është arritur në Shqipëri ndryshe nga Gjermania është hapja e dosjeve.

Gjermanët e kanë hapur madje me shumë sukses. Ndoshta është vetë kultura e qytetarëve të cilët depërtuan në dosje, por i bëri më mirë e i bëri më të shëndetshëm popullin për të mësuar më mirë nga e kaluar. Ndërkohë në Shqipëri kjo po vonohet dhe shpesh herë edhe po spekulohet.

Modeli i Gjermanisë duhet ndjekur dhe njohja e së kaluarës nuk ka pse të dënojë njerëzit, por duke pranuar se çfarë ka qenë keq e çfarë mirë bëhemi më mëndje hapur, më të kthjellët sepse kështu i hapin rrugën një të ardhme më të sigurt.

Për të pak ndaluar pikërisht tek hapja e dosjeve, është një proces i ndaluar. A mund të identifikosh disa nga arsyet kryesore dhe aktorët që ndoshta nuk kanë ndihmuar në mënyrën e duhur dhe kohën e duhur për hapjen e tyre?

Ky është një mendim personal i imi. Unë them që ne vuajmë shuam të bëjmë një lloj kompromisi mes vete. Këtë e shoh dhe në politikë. Ka një lloj degradimi të njerëzve në komunikim. Dhe kjo0 e bën më të frikshme hapjen sepse siç mendojnë do të bëhet kasaphanë këtu kur të mësohet se kush janë spiunët kush më ka futur në burg etj.

Unë them që është momenti tani, ndoshta në vitet ’90 ka qenë shpejt, por tani në 2017 është shumë shumë vonë dhe mua ma donë mendja që njerëzit kanë mësuar edhe nga modelet e vendeve të tjera të Evropës Lindore dhe janë e bindur që do i shohin gjërat me gjakftohtësi. Unë themë që thjesht nga frika e hakmarrjes ka zgjatur kjo

Gjatë këtyre viteve të tranzicionit si e shikoni pozicionimin e  medias në adresimin e problemeve sociale, ekonomike, politike  të vendit, por sigurisht edhe në formën e një promotoreje të Shqipërisë jashtë.

Unë jam vetë e fushës së medias sepse kam një eksperiencë të gjatë. Si BBC edhe Dë kanë ndjekur hap pas hapi gjithë zhvillimet e Ballkanit e Evropës. Mediat kanë një rol jashtëzakonisht të madh, sidomos në kohë tranzicioni. Për mua mediat kanë qenë në nivel të dobët, jo në nivelin e simotrave Evropiane.

Media ka shumë, ka liri të shprehjes së mendimit, por ndonjëherë më tepër se ç’duhet sepse edhe liria ka kufi. Këtu ka mangësi në funksionimin brenda redaksive. Një redaksi e pavarur fillon në respektimin  statusit të gazetarit, e kontratës së punës.

Marrëdhënia punëmarrës –punëdhënës garanton lirinë e gazetarit. Shqipëria ka shumë për të bërë. Sindikatat janë vërtetë një bazë e fortë e gazetarisë. Sindikatat duhet të jenë një bazë e fortë e gazetarisë. Unë kamë testuar sindikatën ën Tiranë, Shkodër Vlorë e Fier dhe them se nëse kanë dëshirë për të qenë ndryshe, mendoj që do të kemi mundësi për bashkëpunim në të ardhmen.

Si funksionojnë sindikatat e medieve për gazetarët në Gjermani? Në rast se kanë pakënaqësi kujt i drejtohen dhe cili është pushteti i këtyre sindikatave?

Janë të rregulluar gjërat dhe që në momentin që bën marrëveshjen me punëdhënësin i ke të gjitha të detajuara. Në sindikata janë ekspertë të fushave të ndryshme që të japin të drejtë apo jo. Ka pasur shumë raste që janë hedhur në gjyq, kanë fituar apo s’kanë fituar, por gjithçka është e rregulluar me bordet.

Zonja Kelmendi, duke pasur parasysh njohjen me terrenin Shqiptarë, jeni ju optimiste për të ardhmen e medias në Shqipëri?

Optimiste duhet të jem sepse është si puna e shpresës që vdes e fundit, por donë vëmendje shumë. Si nga qeveria edhe nga sindikatat, shoqatat jo qeveritare, shoqëria civile. Duhet të punohet në këtë drejtim, por duhet përshpejtuar sepse është vonuar shumë.

Para dy vitesh keni botuar një libër me atë që është eksperienca juaj në rajon me liderët, personalitetet e ndryshëm, të quajtur “Shansi gjerman dhe shqiptarët”. Mendoni që gjatë këtyre 30 viteve bashkëpunim shqiptarët e kanë kapur shansin?

Në libër iu referova pikërisht marrëdhënieve që u vendosën, dhe pat ag=fatin të intervistoja ish-ministrin e jashtëm gjerman që bekoi këtë marrëdhënie, i cili nuk  e kishte harruar përpjekjen e mundimshme për të përfunduar këtë marrëveshje diplomatike me Ramiz Alian.

Siç më tha Ramiz Alia, të cilin e intervistova, ne mendonin ndryshe për gjermanët, i kemi quajtur vende që mund të na cenonin sovranitetin. Themë që me Angela Merkel qeveria shqiptare dhe Zoti Rama ka një shans të jashtëzakonshëm sepse ajo ka një vëmendje të veçantë për Ballkanin, dhe them që është shans që duhet shfrytëzuar, por nuk duhet abuzuar.

Sepse kur të zgjasin dorën për të ndihmuar duhen respektuar gjithçka që kjo ndihmë të shkoi aty ku duhet për mbarë dhe mbarësia më madhe do të ishte që Shqipërinë ta shihnim sa më shpejt në BE.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë