Në Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, me motivacionin për respektim të faktit dhe të vërtetës në gazetari, Anila Prifti, gazetarja e Report Tv, është nderuar me çmimin e parë ‘Fatos Baxhaku’ për gazetarinë. Vlerësimi i është dhënë nga Qendra ‘Faktoje’ dhe mban emrin e Fatos Baxhakut, që ishte shembulli i gazetarit me integritet dhe me parimet e një gazetarie cilësore.
Në një aktivitet të zhvilluar në Hotel Rogner, në konferencën e titulluar ‘Mos u rrej’, si një mesazh edhe në këtë 1 prill, drejtuesja e ‘Faktoje’ Klodjana Kapo ka vlerësuar gazetaren e Report Tv për profesionalizmin dhe vërtetësinë e lajmeve.
E emocionuar për këtë vlerësim tjetër të rëndësishme në një karrierë të gjatë, gazetarja Anila Prifti kishte një mesazh për të gjithë kolegët e saj, në veçanti ata që rishtazi i janë bashkuar këtij misioni të vështirë, sidomos në një vend si ky i yni.
“Prej shumë vitesh, njerëzit besojnë fort se një gazetar në vendin tonë nuk është i drejtë. Sepse ai ose gënjen ose i thonë të gënjejë. Dhe për pasojë nuk na duan. Një gazetar sot nuk tregon dot atë që shikon. Një gazetar sot mbase edhe fle i qetë për këtë gjë. Për pasojë, ai trajtohet pa integritet. Gazetaria është gjymtuar, ndoshta dhe sëmurë për gjithë jetën. Unë mbijetova, por shumë të tjerë jo. Tek ‘Dyert e Renda të Shtetit’, Fatos Baxhaku shkruante: Kur gjërat nuk venë mirë sa duhet të shndërrohen aq familjare dhe normale saqë të mos ua vesh më veshin. Nis e mësohesh ngadalë me to, si me një dhembje të vjetër trashëguar nga motet e fëmijërisë”. Përpiquni që kjo ndryshojë”, ishte mesazhi i gazetares Prifti.
Qendra ‘Kurajo’ nderoi me çmim edhe gazetarët Albina Hoxhaj (çmim inkurajues), Vertisa Duro (çmimi i tretë) dhe Rajmond Tola (çmimi i dytë).

-
Urime gazetares Anila Prifti ,qe ben gazetari te vertete, edhe per cmimin domethenes "Fatos Baxhaku". Njerzit e dine shume mire se c'eshte e verteta dhe e duan ate. Sa per sojin mediatik te kazanit,,,ata kane nje damke transparente urrejtje te merituar.Le te prrallisin,pa turp,cdo nate,,,si sherbetore te paepur te djallit dhe antishqiptarizmit te perbetuar.
Përgjigju












Komente
Komento