Gazetarja Era Cela: Bullizmi kibernetik ndër format më të përhapura

Sot në ''Rreze Dielli'' folëm për fenomenin e bullizmit. Të ftuara në studio ishin Era Cela gazetare si dhe Klorinda Serani psikologe. Era Cela është një prej nismëtareve të një fushate kundër bullizmit. Ajo, se bashku edhe me figura të njohura, po i mëshojnë rrëfimit të situatave personale dhe ndalimit të këtij presioni  qe përjetojnë shumë persona.

Era Cela gazetare dhe nismëtare e një fushate kundër bullizmit shprehet se shumë të rinj, nuk e shprehin faktin se janë bullizuar sepse kanë turp.

’ Ajo që kemi vërejtur gjatë kësaj kohe është  një problem shumë I madh që do të thotë se shumë njerëz të bullizuar nuk dalin dhe ta thonë që po unë jam bullizuar, në filan moshë, në filan shkollë,për këtë gjë. Nuk e thonë sepse mendojnë se do paragjykohen, se cfarë do të thonë njerëzit nëse më dëgjojnë tani dhe unë do them jam bullizuar. Nuk ka asgjë për turp asgjë të keqe, sepse nëse do vazhdjnë të heshtim do përhapet më shumë dhe po përhapet cdo ditë’’ shprehet ajo.

Ajo thotë se ndër rastet që vijnë më shumë në adresë të nismës, janë ato të presioneve nëpërmjet fotove dhe videove në rrjetet sociale.

‘’ Ka pasur raste që ne na kanë shkruajtur dhe I kanë thënë personit në fjalë nëse ti nuk na jep në 300 euro tani, unë do marr një foto tënden do ta montoj tani, I ka bërë presion dhe vajza e botës nuk dinte se cfarë të bënte më, ishte në gjendje depresive.   Ndërsa shprehet se bullizmi nëpërmjer rrjeteve sociale me adresa fallco është shumë I rëndë për anën psikologjike.

Sipas saj forma më të përhapura të bullizmit ka qenë e formës kibernetike.

‘’ E para ka qenë bullizimi në formë online. Kjo ka qenë më shumë nga të gjitha, duke marrë shkas këtu, dhe jo pa qëllim një shkas ishte përdhunimi I vajzës 15 vjecare, dhe të kësaj natyre ka shumë që shokët e klasës I kërcënojnë që mos flisni duke pasur një foto ose nje video të saj. Po ashtu ka pasur dhe raste te tjera, si aftësitë e ndryshme të individëve’’ shprehet ajo.

Sipas psikologes Klorinda Serani, në një studim në 141 shkolla shtetërore, në lidhje me bullizmin  fëmijët nga klasa e katër në fillore deri në moshën 12 vjecare janë më të bullizuar shprehet ajo.

‘’ Sidomos klasat e pesta, klasat e gjashte deri në moshën 12 vjecare. Bëhët fjalë më shumë në lidhje me bullizmin psikologjik, flasim për bullizmin me etiketime që mund ti bëjmë fëmijës ose një grup shoqëror ‘’ thotë ajo.

E pyetur nëse bullizmi ndikon në vetbesimin e personit, psikologia Serani shprehet se ndikon,  dhe jo vetëm tek një individ por edhe tek familja e këtij individi.

‘’Sepse unë shikoj fëmijën tim, disa gjëra që nuk më pëlqejnë ndryshe nga herët më përpara dhe vërej disa veprime që fëmija bën tashmë dhe më përpara nuk I bënte’'.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion