Gazetarja Erjona Rusi
rikthehet në Report Tv 

Gazetarja Erjona Rusi<br />rikthehet në Report Tv <br>
Erjona Rusi riktheht në Report TV pas një periudhe të shkurtër largimi dhe një eksperience në Televizionin publik Shqiptar. Me rikthimin e saj në Report TV nis edhe një format i ndryshëm dhe më i thelluar i Rreze Dielli: Veç kuzhinës gjithnjëë surprizuese të Zonjës Tefta dhe të ftuarve që do të gatuajnë bashkë me të, rubrika të tjera do të fokusojnë problematikën e të përditshmes shqiptare me histori njerëzore dhe histori suksesi si shembuj pozitivë në shoqërinë tonë. 

Gazetarja Erjona Rusi do të jetë çdo mëngjes krah Zonjës Tefta dhe gazetarit Alban Musta.

Eksperienca e dy gazetarëve të mirënjohur do të pasurojë një emision që tashmë prej vitesh është kthyer në dritaren e vertëtë ku veç rrezeve të diellit mëngjesor, do të përcjellë edhe informacionet e dobishme, të verifikuara e të vërteta për teleshikuesit në mbarë vendin.

Por jo vetëm kaq: Erjona Rusit, duke filluar që nga sot, i është besuar edhe edicioni qendror i lajmeve i orës 18.00, pas suksesit të siguruar në fazën start-up nga Aida Tançica. 

Gazetarja Aida Tançica është rikonfirmuar si drejtuese e edicionit live no-stop, që çdo ditë Report Tv e transmeton me shumë sukses, duke filluar nga ora 11:00, një tjetër pikë strategjike brenda programacionit të televizionit informativ më të ndjekur në vend. 

erjona rusi

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij