Receta është një krijimtari e vetë Hamzait, e mbështetur mbi traditën e gjellëve të shpejta, që zakonisht e quajmë “gjellë tigani”. Ndërsa zonja Tefta e përcakton këtë recetë të bazuar në “Recetat e gjyshes”.
Gjatë kohës që gatuante, Dhurata ka folur edhe për traditat e gatimit të vendit tonë, dhe ne zonën ku jetojnë gjyshet e saj, Maeicaj, një fshat ne kufi me fshatrat e Përmetit. Tradita e gatimeve është e pasur në këtë krahinë. Ajo tregon se të njëjtat gatime tradicionale të Përmetit, gatuhen edhe në zonat e Veriut, por kanë emërtime të ndryshme.
Ajo shprehet se në shtëpi, nga mungesa e kohës ka krijuar një rregull të saj për gatimin. Receta e dytë për sot ishte e veçantë dhe me një emër që të lejon të shtosh më shumë asortimente, sallatë “Fantazia”.
E shëndetshme, e shijshme, me pak kalori, por shumë vitamina. E bërë ashtu siç shprehte në gjuhën popullore një pjatë që “e ha syri”, gjë që e shprehu edhe kolegia Hamzai. Gazetarja e Kulturës në Report TV, Hamzai në fund ka folur për sekretin e shijes së përftuar. “Ç’do lloj kulture që i shërben jetës, është një art që duhet përvetësuar”, është shprehur Hamzai gjatë procesit të gatimit gjatë bisedës me zonjën Tefta.
a.t/shqiptarja.com
Komente











