/ATSH-Gjergji Mima/ - Vizita e Kryeministrit Edi Rama në rajonin e Puglias dhe në panairin e "Fiera del Levante" në Bari ka pasur jehonë në mediat
Kanë qenë "Gazzetta del Mezzogiorno" dhe "La "La Repubblica", të cilat kanëshkruar nga një artikull për marrëveshjet që kryeministri shqiptar ka arritur në Rajonin e Puglias.
Pjesë nga artikulli i gazetës "Gazzetta del Mezzogiorno" për vizitën e Kryeministrit Rama
Mes Pulias dhe Shqipërisë një shoqëri për ujin
Me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ka diskutuar gjatë. Michele Emiliano e pëlqen, dhe shumë madje, idenë e hapjes e një fondi për Ujësjellësin Puliez përmes një ndërmarrje të përbashkët me vendin e Shqiponjave. Dje Emiliano i është dedikuar kultivimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Me Edi Ramën tek e fundit, njihemi që nga koha e eksperiencës së përbashkët si kryebashkiak.
"Duam të bëjmë dy gjëra- ka shpjeguar Emiliano. Së pari, një projekt të përbashkët përmes Ujësjellësit të Puljas. Nëse përfshijmë qeverinë mundet të arrijmë një bashkëpjesëmarrje aksionere të Shqipëisë me objektivin që të përftojmë ujin cilësor dhe sasior që ata kanë dhe për të shfrytëzuar kapacitetet tona të shkëlqyera projektuese. Së dyti, do të ndihmojmë Shqipërinë në lidhje me Bashkimin Europian, do të fillojmë menjëherë duke ngritur grupet e punës."
Guvernatori puljez ka inauguruar me Decaro dhe me Kryeministrin Rama një rrugë të dedikuar Shqipërisë në brendësi të pavionit barez.
Më pas i ka treguar Ramës edhe pavionin e rajonit, të përqendruar në programin e Emilianos. Ka lindu një batutë e Ramës sa i takon dakordësisë për ujin "Një ditë- tha me shaka- mund të prezantojmë shishen e ujit të prodhuar nga shumëkombëshja jonë që mund të quhet uji i një jete të gjatë dhe të lumtur".
Pjesë nga artikulli i gazetës "La Repubblica" për vizitën e Kryeministrit Rama
Porti, një marrëveshje midis Barit dhe Durrësit. Kryeministri firmos.
Autoritetet portuale të Barit dhe Durrësit kanë nënshkruar një "Memorandum Mirëkuptimi" me objektivin e qartë për të promovuar në vitet e ardhshme trafikun e mallrave midis dy porteve të Adriatikut, dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për pasagjerët. Për të filluar këtë fazë të re bashkëpunimi ishin Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, që ndodhej për një vizitë zyrtare në Bari, Komisari i jashtëzakonshëm i Autoriteteve Portuale të Lindjes Francesco Mariani, në praninë e drejtorit detar të Puljas dhe Basilicata Ionica Domenico De Michele komandant i portit të Barit.
"Është një mundësi e rëndësishme që ne jemi gati të kapim për të lehtësuar procedurat në maksimum - ka shpjeguar Rama- për transportet, pasagjerët dhe mallrat. Mirëpresim krijimin e një baze të dhënash të përbashkëta siç e parashikon protokolli për të rritur cilësinë, sigurinë dhe tregtinë".
"Duhet ta shtyjmë sa më përpara bashkëpunimin dhe nëse vitin e kaluar kanë qenë 690 mijë pasagjerë që kanë udhëtuar nëpërmjet dy porteve - ka shtuar Mariani- këtë vit janë deri tani 514 mijë me një rritje prej 5%. Mirëpresim shkëmbimin e informacioneve me Durrësin për të parashikuar shërbimet midis dy porteve, dhe për të qenë në gjendje të njohim fluksin, jo vetë për të bërë kontrollet por edhe për të favorizuar më shumë procedurat".
/Shqiptarja.com